>
BIOSHQIP
Biografia
Ti shohësh është vështirë ti dallosh se cila është njëra apo tjetra, pasi janë si dy pika ujë, e jo vetëm por mjaft simpatike. Po flasim për këngëraret dhe binjaket nga Kosova motrat Duhani. Njëra quhet Margita dhe tjetra Margarita, dhe sapo kanë rrëmbyer cmimin ‘Best Interpret’ në edicionin e parë të Festivalit ‘Shkodra Fest’ që u mbajt në Teatrin ‘Migjeni’ në Shkodër në një organizim shumë madhështor. Vajzat për këtë cmim janë ndjerë shumë mirë dhe mjat të vlerësuara, ndërsa statuja i është dhuruar atyre nga Artisti i madh i humorit shqiptar Zef Deda. Artistët e reja që kur ishin të vogla e kanë dashur muzikën, duke kënduar në shkollën fillore e më pas në shkollën e mesme talenti i tyre bie në sy më shumë. Binjaket e ëmbla janë nga Klina por jetojnë në Prishtinë dhe nga nisja e tyre duke kënduar në Shtëpinë e Kulturës ‘Jehona e Dukagjinit’ në Klinë, konkurojnë për herë të parë në një festival në Shqipëri dhe kthehen fituese. Kënga mban titullin ‘Sonte’ por mësojmë se motrat Duhani nuk do ti realizojnë ndonjë videoklip, pasi tashmë kjo këngë ka një cmim, për ndonjë video pritet të realizohet këngës së re që do të vijë. Ato vashkëpunojnë me kompozitorë të ndryshëm si: Naim Krasniqi, Fatos Canolli, Granit Gashin, Driton Sopën dhe të tjerë, por duken sikur janë në një zë, pasi kombinohen si mos më mirë me njëra-tjerën.

Më datë 15 Shtator 2013, Motrat Duhani publikojnë videoklipin "Si Bombon", në bashkëpunim me Jetoni Vogel.

Në Dhjetor 2014, Motrat Duhani marrin pjesë në Shkodra Fest 1 me këngën "Sonte".

Më datë 20 Prill 2018, Zef Beka & Motrat Duhani publikojnë videoklipin "Jem Ba Bashkë". Teksti u shkrua nga Milaim Islami. Për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi.

Më datë 17 Gusht 2020, Shemi (Ilirët) publikon videoklipin "A Vjen Ajo Ditë", në bashkëpunim me Motrat Duhanin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Besim Bunjaku. Videoklipi u prodhua nga kompania Video Art.

Më datë 7 Qershor 2021, Shemi (Ilirët) publikon videoklipin "Erdhi Dita", në bashkëpunim me Motrat Duhanin. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Besim Bunjaku. Videoklipi u prodhua nga kompania Video Art.

Më datë 22 Nëntor 2022, Motrat Duhani & Besim Bunjaku publikojnë videoklipin "Toka Jone". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Besim Bunjaku, ndërsa orkestrimi u realizua nga Ermal Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga kompania Video Art.

Më datë 2 Tetor 2023, Motrat Duhani publikojnë videoklipin "Motra Jem". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Besim Bunjaku, ndërsa orkestrimi u realizua nga EthnoMusic. Produksioni audio u realizua nga Besim Bunjaku.