>
BIOSHQIP

Edhe Nje Këngë Simbol Nga Motrat Mustafa

23-11-2016
Emocioni qe përjeton kur e dëgjon një këngë të këtillë, në këtë periudhë sidomos, të jep emocione vërtetë të rralla. Është fjala për projektin e ri të Motrave Mustafa që titullohet "Bëji thirrje zemrës, o njeri".
Kjo vjen sigurisht nga madhështia shpirtërore dhe artistike e autorit të tekstit, mjeshtrit Agron Jashari, por edhe e vetë artisteve tona me karrierë mbi 30 vjeçare, Motrat Mustafa, të cilat veçse me zërin e tyre i kanë dhënë domethënien këngës, kanë punuar edhe muzikën, ndërkaq për orkestrimin u përkujdes njëri nga orkestruesit më të dalluar, Rrahman Kryeziu. Kënga flet për realitetin me të cilin ndeshemi çdo ditë e për "ftohtësinë" që ka kapluar njerëzinë ndaj njëri - tjetrit dhe jep një mesazh të fortë: t'i bëjmë thirrje zemrës. Një thirrje e këtillë është më se e qëlluar, kur dijmë se vetëm zemra di të gjykojë drejt.
Ky projekt i Motrave Mustafa, besoj se e përjashton përshtatjen me kohën, cilado qoftë ajo: e shkuara, e sotmja apo e ardhmja.

(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Edhe Nje Këngë Simbol Nga Motrat Mustafa