>
BIOSHQIP

Mozzik Nuk E Din Cila Shkencë Studion Yjet, E Fusin Në Kabinë Me 5 Meshkuj

06-10-2015
Dy këngëtarët nga Kosova Kida dhe Mozzik ishin mysafirët e radhës të emisionit “Oktapod” me Turjan Hyskën në Vizion Plus.

Ata që të dy u gjenden përballë sfidës “Alo Alo”, ku me këtë rast ishin të detyruar të përgjigjeshin disa pyetjeve të thjeshta por që hasën në veshtërsi, raporton Indeksonline.

Si pasojë e përgjigjeve të gabuara, Mozzik ishte ai i cili u deshtë të paguajë humbjen duke qëndruar kështu për disa minuta brenda një kabine me pesë meshkuj të tjerë dhe një zonjë.

E sa i vështirë ka qenë qëndrimi aty, e dinë vetëm Mozzik.
(Indeksonline)