>
BIOSHQIP

''zani Yt'' I Sjell Sukses Muhamet Bajramit - Metit

03-05-2016
Videoklipi i këngës është realizuar nga “Mproduction”.
Meti shton se publiku është treguar shumë dashamirës me të dhe e ka mirëpritur që në start. Ai, tregon se është i kënaqur edhe me angazhimin në dasma e ahengje ku këndon live.

Ai, nuk po ndalet së sjelluri këngë që po tërheqin vëmendjen. Meti, këtë herë ka ardhur me një këngë dhe videoklip të veçantë.
Muhamet Bajrami-Meti tashmë është emër i njohur në tregun muzikor.

Kënga e re që sapo është promovuar titullohet “Zani yt” dhe përcjell ritëm të kohës. Kënga është punuar nga Genc Prelvukaj.

Këngëtari thotë: “Kënga është punuar mjeshtërisht nga Genc Prelvuklaj dhe besoj që ajo do të pëlqehet nga publiku shqiptar. është një këngë që të bënë të ndihesh mirë falë ritmit që ka”.

Po flitet se këngëtari në fjalë po vjen në duet me një këngëtare “të nxehtë”. Ai, nuk e mohin një gjë të tillë. Në vijim ju ftojmë ta dëgjoni e shikoni “Zani yt” nga Muhamet Bajrami-Meti.
(Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)