>
LETERSISHQIP

Poet, I Mallkuar Qofsh

Ndalohet leximi nën moshën --18 vjeçare
Kujtesa e helmtë e Otomanizmit
Poet, i mallkuar qofsh !

Eu poet ta pafsha vdekjën
Në maje të penës,
Mallkjuar t'kjoft' gjiu i nënës,
Në dijën tënde të pa zbërthyer,
Në glorifikime të rrejshme,
Emri yt i njejësit tend .

Ty poet, tu thaftë dora,
Zemra në flakë t'u shkrumoftë,
Pse s'mi tha dy fjalë për rininë,
Që digjet e përvlohet nga padrejtësi,
Që Atdheu qanë me lot në sy !

O i mallkuar, e i pa fé,
Djallëzimi yt ballin ta qaftë,
Pse ma injoron Arbërinë e shpirtit tim,
Pse rinisë nuk i del në takim ?

Eu poet, po t'lus të kthehësh nga Dibra,
Pena jote të flakëron me gjuhë mali,
Ngjyra jote të ndritëson si Dielli,
Zëri yt të jetë zë atdhetari .

Eu poet, t'u marrshin këmbët,
Po s'mi ece trojet e mia,
Në çdo cep t'Atdheut tim,
Ta mbillësh një Poemë dashurie !

Eu poet, ëndërrat tua çofshin trishtim,
Zgjimi yt një çekan në tepthe t'kresë,
Për mëngjes një gotë t'helmtë,
N'sy tu lot mos t' pikoftë !

Pa më thuaj poet,
Sa muaj të mbajti Nëna në bark,
Sa shekuj yt At të priti për zgjim,
Në dashurinë e tyre qiellore,
Ishe yll për premtim .

Pse je fshehur poet ?
Emrin Nënë Arbëri e harrove,
12 poetë m'i le në pritje !

E sheh poet, jam i pa mëshirshëm,
Kur e kapa lavirën për dore,
Ty të shkonte lëng për goje,
Kur e qafa në buzë, ujë rrushi i Ilirisë,
N'fé të otomanit me kryqëzove,
Trupin n'dhé, kokën n'anadoll,
Më the nuk jam shiptar, pis milet arrnaut !

Pse zgërdhihesh para drejtësisë,
Penën në Besë ta dhash,
Tu betova në Gjergj e Gjerg Fishtë,
Po më tradhtove me penë do të vras !
*
Lavirja ime, virgjëreshë,
Rash në dashuri, fjeta në gji,
Qova dashuri në trupin tend,
Shtatë herë parajsës për një natë,
Rethëm m'rreth u shkriva në mjaltë,
N'buzët tua virgjëreshë më je,
Janë më të ëmbëla se tokë e qiell,
Nuk ka top as pushkë që më friksoi,
Kur të thash se të dua me shpirt,
Zatën shpirtin tim aty e lash' !

Kur u zgjova ëndërra ime e trishtë,
Ishte e gjatë deri në Pellazgi e sot .

Ti poet, nuk di të dashurosh,
Unë i " kapa " hyjneshat e anadollit,
Të shterpëta ishin, shterpa u thane,
Fare stomakshe, belë holla,
Anadolli u çue në këmbë,
Ishte kjo në fajësinë time,
Zoti më kishte lindë të tillë,
Në këtë çfrenim m'i pushtoi tokat e mia,
Tokat e hyjnishme t'Arbërisë,
Të parin dhe të voglin fëmijë,
Në dy druna që u thonë Kryq,
Aty për aty m'i preu,
Që të jemi në fé të tyre!

Ç'më tha lavirja virgjërshë,
Eja në takimin tjetër,
Anadolli n'breg të Bosforit
N'çeli do të mbyllet .
*
Zgjohu poet, t'thërret e mira,
Ajo Zana e maleve tona,
Që flet shqip e që dashuron,
Sa për ty, sa për fëmijë,
Aq për Atdhe, për të bukurën Arbëri .
*
Pena jote në takim, në Poemë të lirisë,
Ta ngremë zërin 12 poetë, jem kulturë e shqiptarisë !
*
Penë e gjak unë ti fala,
T'ma shkruash historinë,
Akila= Shqiponjë
T' më emërosh,
Në buzëqeshje të Sokratit,
Kësaj radhe Kalin e Trojës,
Ta lozim në Dramë!

musa.jupolli, jam n'udhëtim dhe nuk do të ndalëm...