TEKSTESHQIP
Netët E Klipit Shqiptar 11
Mbremja e se enjtes (7 qershor 2012) rezervoi emocione te vecanta per konkurrentet e festivalit “Netet e Klipit Shqiptar”, qe kete vit shenoi edicionin e 11-te te tij. Nen nje skenografi madheshtore, realizuar ne ambientet e kompleksit “Delta Park”, stafi organizativ ia doli te sillte nje spektakel gjigand, ku nuk munguan surprizat. Nata finale ishte konceptuar nga “Deliart Association” si nje show ku nuk kane munguar te ftuarit e shumte, kengetare qe kane interpretuar ne skene, por edhe vajza nga ‘Miss Shqiperia’, te cilat do te konkurrojne mbremjen e 29 qershorit ne konkursin e bukurise.

Kete vit, formula e “Neteve te klipit” u percoll krejt e ndryshuar. Nese deri ne edicionin e kaluar gjate cdo jave transmetoheshin kater klipe kengesh, te cilat skualifikoheshin ne spektaklet pararendese te finales, kete vit organizatoret nga te gjitha prurjet perzgjodhen 73 klipe, te cilat u futen ne konkurrim. Gjithashtu ne Mal te Zi, Kosove, Maqedoni dhe Shqiperi u organizuan pergjate javeve te “Neteve te klipit”, te transmetuara ne TVSH, forume me shtepi diskografike, realizues te klipeve ne vendet respektive dhe njerez te artit dhe te medias, ne te cilat u diskutua per cilesine e klipeve, problematiken e tregut muzikor, efektin qe ato kane ne publik etj., duke krijuar keshtu nje impakt ndryshe te ketij spektakli. Kete vit, ne plan te pare nuk ishte me vetem kengetari, por realizuesit e klipeve. “Kjo gje krijoi nje impakt shume te mire te festivalit”, tha Petri Bozo, pas nates finale. “U mblodhen opinione te krijuesve, te cilat, te transmetuara njera pas tjetres pergjate javeve ne ekran ofruan ne te njejten kohe edhe nje panorame te plote te asaj cka ndodh ne boten muzikore shqiptare ne Shqiperi dhe trevat jashte saj”. Te gjitha keto u permblodhen ne 12 puntata te transmetuara ne ekranin e TVSH-se, te cilat u finalizuan mbremjen e se enjtes ne spektaklin e madh, ku u prezantuan edhe nominimet dhe fituesit e ketij viti. Me prezantimin e Alert Celoaliajt, tashme i identifikuar me “Netet e Klipit shqiptar” dhe tre shoqerueset e tij bukuroshe (edhe kjo ishte nje risi e “Neteve te klipit”), i cili kete vit percolli ne ekran prezantimin e tre bukurosheve te dala nga “Miss Shqiperia”, – pra Kejdi Jasharit, “Miss Shqiperia 2011”; Nevina Shtylles, “Miss Shqiperia 2010” dhe Silvi Adhamit, “Miss Turizmi 2010”, – u shpallen keshtu edhe fituesit e ketij viti, nderkohe qe trofeun e madh te ketij edicioni e ka fituar Aurela Gace, me klipin “Tranzit”.
Aurela Gace: Cmimi u takon te gjithe bashkepunetoreve
Aurela Gace, kengetarja qe triumfoi ne kete edicion te njembedhjete te festivalit “Netet e Klipit Shqiptar”, ne prononcimin e dhene per “Bluetooth” deklaroi sikunder edhe ne spektakel se: “Ky cmim nuk me takon vetem mua, por te gjitheve atyre qe bashkepunuan ne realizimin e kesaj kenge si fillim, e me pas ne realizimin e klipit. Keshtu, falenderimet shkojne per Alban Kondin qe shkroi muziken, Dr.Florin qe eshte bashkautor i tekstit me mua, dhe Edlir Begollit qe beri orkestrimin. Falenderoj gjithashtu Joni Pecin, qe u kujdes per veshjen, ndonese e kishte teper te veshtire, si pasoje e faktit qe une isha ne ditet e fundit te shtatzenise. Duhet te falenderoj sakaq Bledi Kalivacin, per realizimin dhe idene e klipit, i cili sic u pa, triumfoi ne kete festival duke marre cmimin e pare ne te gjithe komponentet”, – tha, vec te tjerash, kengetarja e suksesshme shqiptare. Aurela nuk harroi te pershendese ne perfundim te spektaklit, edhe partnerin e saj, Skerdin, per mbeshtetjen e vazhdueshme…

Çmimet e edicionit te 11-të te “Neteve te Klipit Shqiptar”:

Çmimi i madh i festivalit
“Tranzit” – Aurela Gace

Klipi me i mire alternativ
“Skuadra kuq e zi” – Shpend Latifi ft Opium

Klipi me i mire i muzikes popullore qytetare
“Fjala ime eshte kenga” – Poni

Grafika me e mire
“Bounce with the stars” – Big Basta

Montazhi me i mire
Edona Llalloshi

Videoklipi me i mire i rrymes Hip Hop
B.O.B. ft Street Doogs

Çmimi i Medias
Leonora Jakupi

Best Female
“Iluzion” – Leonora Jakupi

Best Male
“Peng i kohes ti s’do te jesh” – Lynx

Çmimi special i jurise
“Nuk jam une diktator” – Elita 5

Çmimi per debutuesin me te mire
“Kur perendoje” – Klevis Saliaj

Klipi me i mire i rrymes rock
“Per dike” – Grupi “Burn”

Çmimi “Deliart”
“Sevdallinjte” – Remi

Çmimi i publikut
“Skuadra kuq e zi” – Shpend Latifi

Fabula me e mire
“A je ti ajo” – Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli

Interpretimi me i mire mashkull
“Ku jam dhe ku je” – Redon Makashi

Interpretimi me i mire femer
“Vetem sonte” – Eli Fara

Regjia me e mire
“Kopshti” – Hana Cakuli dhe Kushtrim Hoxha

Produksioni me i mire
“Mike dhe rivale” – Ciljeta Xhilaga dhe Ingrit Gjoni

Anëtarët e Jurisë ishin: Avni Qahili, Kozeta Kurti, Armand Peza, Gasper Shllaku, Xhoi Jakaj, Eraldo Rexho, Eni Çobani, Mirela Oktrova, Ruzhdi Pulaha, Genc Fuga dhe Ylli Pepo.
Image 186941
Image 118401
  • Netët E Klipit Shqiptar 11
  • Viti: 2012
  • 12/04/2012 - 07/06/2012
  • Delta Park, Tirane
  • Prezantuesit: Silvi Adhami & Alert Çeloaliaj, Nevina Shtylla & Kejdi Jashari
  • TV: Tvsh
  • Radio: Radio Tirana