>
BIOSHQIP

Këngëtari Serb Huazon Këngën E Nexhat Osmanit

03-03-2015
Kënga "Boll" nga Nexhat Osmani u dëgjua mjaft shumë nga fansat e tij si dhe arriti të grumbullojë mjaft klikime në youtube, por si duket krijimtaria shqiptare vazhdon të pëlqehet edhe në vendet ballkane si në Serbi, kjo pasi një nga këngëtarët serb ka huazuar këngën e tij.

Mile Kitic ka huazzuar komplet këngën duke i vënë asaj gati edhe të njëjtin titull, "Bol" e që në gjuhën serbe do të thotë dhimbje.

Për këtë gjë ka reaguar edhe motra e tij, këngëtarja Remzie Osmani e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social në Facebook ka treguar se kënga "Boll", kënduar nga Nexhat është realizuar nga Ilir Berani & Virusi, dhe është këngë 100% shqip.
(B.A/Teksteshqip.Com)