>
BIOSHQIP

(1933-2020)

Biografia
Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj. Mori shumë çmime, ndër të tjera "Këngëtare e Shekullit". Këndon që nga vitet e'50.Veprimtaria e saj muzikore 50-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Ishtë e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera. Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër. Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë. Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu. ”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj. Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë. Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë. Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën "Për ty" në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë. Ishte në jurinë e festivalit "Kënga Magjike 2005". Ishte këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky. ndahet nga jeta me 7 Shkurt 2020.

Në vitin 1963, Nexhmije Pagarusha publikon albumin "Po Vijn Krushqit EP".

Në vitin 1966, Nexhmije Pagarusha publikon albumin "Nje Lule EP".

Në vitin 1974, Nexhmije Pagarusha publikon albumin "Nexhmije Pagarusha".

Në vitin 2008, Nexhmije Pagarusha publikon albumin "Nexhmije Pagarusha".

Më datë 10 Janar 2012, Nexhmie Pagarusha publikon videoklipin "Baresha 2012". Muzika e këngës u punua nga Rexho Mulliqi, teksti u shkrua nga Rifat Kukaj.

Në vitin 2013, Nexhmije Pagarusha publikon albumin "Nexhmije Pagarusha".

Më datë 6 Qershor 2018, Nexhmije Pagarusha & Violetë Kukaj Retkoceri publikojnë videoklipin "Mbushni Gotat".
DËRGOI: