>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Number One” Nga Noizy

19-09-2015
Kënga e shumëpritur nga Noizy #NumberOne është publikuar në kanalin zyrtar të Noizyt në YouTube.



Pas publikimit, kënga në një kohë të shkurtër mori shumë pëlqime pozitive dhe duket që edhe kjo këngë si shumë këngët tjera nga Noizy do të kalojë 1 milionë shikime.



Sipas disa skenave luksoze duket se për xhirimin e videoklipit janë bërë investime të mëdha. Ne fillim te ketij muaji u fol se Noizy po kalon pushimet në Monako, me shokët e tij dhe një prej tyre ishte aktori, Blerim Destani.

Ata morën me qira një jaht luksoz, për të cilin kanë paguar 20 mijë euro nata. Puro, shampanjë, diell dhe shumë foto kanë bërë Noizy e Blerimi në jahtin 44 metra të gjatë, pushimet me të cilin i nisën fillimisht në Saint Tropez, për të qëndruar më tej në Monako.



Tani zbulojmë se nuk kanë qenë thjesht pushime, por për Noizy-n ka qënë edhe punë intensive për të realizuar klipin e ri të këngës “Number One”.
(TeksteShqip)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Number One” Nga Noizy