>
BIOSHQIP

Noizy Me Brend Veshjesh

29-10-2014
Reperi i njohur shqiptar Noizy, po zgjerohet. Ai, tani e tutje do të merret edhe me diçka tjeter pos muzikës. ‘’Për të gjithe ata që e ndjekin muzikën time dhe janë pjesë e përditshme e jetës time kudo, ju njoftoj se shumë shpejt do të hapet linja ime e parë e veshjeve, koleksioni i të cilës do të përmbaj veshje nën markën ‘’NOIZY’’, thotë reperi. Pra, reperi tutje do të merret edhe me modën dhe do të ketë brendin e tij. ‘’Kjo linjë veshjesh nuk do të jetë vetëm për fansa dhe nuk do të ketë lidhje vetëm me muzikën time, por do të jetë një koleksion i mirëfilltë konkurues në industrinë e veshjeve në tërësi’’, tregon reperi kontrovers. Siç mësojmë, ky koleksion do të mbështetet nga Blerim Destani.
(Indeksonline)

Noizy Me Brend Veshjesh