Noizy: Babai Më Bleu Makinë 40 Mijë Euro, Brenda 48 Orëve Nga Aksidenti
16-11-2014
Vetëm 48 orë pas aksidentit që reperi Rigels Rajku (Noizy) bëri në autostradën Tiranë-Durrës javën e kaluar, babai i tij Bashkimi ia zëvendësoi menjëherë makinën e shkatërruar, me një tjetër të re.
Mercedes-Benz S-Class e vitit 2008 ka kushtuar 40 mijë euro, dhe është makina aktuale e reperit, të cilën ai do ta përdorë për udhëtimet e tij nëpër koncerte. Tani që e ka kaluar këtë moment të vështirë të jetës së tij Noizy shprehet për “Panorama plus”:
“Aktualisht jam mirë dhe dëshiroj të them se nga çfarë më ndodhi kuptova se sa shumë njerëz më duan. Dua t’i falënderoj të gjithë fansat që më mbështetën në këto ditë të vështira! Gjithashtu dua të jap një mesazh të fortë për njerëzit, por sidomos për të rinjtë. U them që të jenë shumë të kujdesshëm në timon, sepse jeta është e shtrenjtë dhe duhet shijuar. Jeta duhet jetuar jo vetëm për veten, por edhe për njerëzit e afërm dhe ata që na duan.
Aksidenti ku për pak humba jetën, më bëri të kuptoj sa shumë njerëz më mbështesin, duke më frymëzuar për krijime të reja në muzikë. 28-vjeçari i famshëm si reper tashmë, i është rikthyer aktivitetit të tij muzikor. Ai i ka hyrë edhe karrierës kinematografike si protagonist në filmin e ri me producentë kosovarë, të titulluar “Zori”. Në këtë film- aksion me regji të Esat Fejzës, Noizy luan së bashku me: Çun Lajçin, Sunaj Raçën, si dhe këngëtarët Meda, Gold Ag, etj.

(Indeksonline)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 3