>
BIOSHQIP

Noizy Viziton Jetimoren Në Durrës

24-11-2014
Rigels Rajku i njohur si Noizy a.k.a ZiniZin, sot gjatë ditës ka vendosur ta vizitoj jetimoren në qytetin e tij Durrës. Ai ka vendosur që ti befasoi fëmijët e kësaj jetimore, duke i vizituar dhe gjithashtu duke I shpërblyer me ca dhurata që janë të nevojshme për ta. Ai ka postuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shihet se fëmijët me të vërtetë e pëlqejnë vizitën e tij, raporton Indeksonline. Në fotografinë e parë të postuar Noizy ka thënë, “Ma kishte marr Malli për njeri tjetrin 😍 Biles dhe Flasim Sepse Jemi rritur tani #JetimorjaDurres” Ndërsa ai nuk u ndal me kaq në një tjetër fotografi ai la si mbishkrim, “Anjeza tha una puçi ty 😍❤️ #JetimorjaDurres” Reperi postoi edhe një foto me fëmijën Leonel Messi, duke i uruar që kur të rritet të bëhet pikërisht si ai, “Ky Esht Leonel "mesi" uroj te behet Si mesi Kur te behet I madh #JetimorjaDurres” Më vonë do të ketë edhe kërcime Hip-Hop pasi që fëmijët të veshin pelenat që janë dhuratë nga Noizy, “Mbasi te veshim panolinet do kercejm Rap 😭😭😁😁 #JetimorjaDurres”. Edhe pse me dorë të lënduar Rigelsi mundi ta ushqejë njërin nga fëmijët, pasi që ushqimi do tu nevoitet për kërcim, “do na duhet energy para Se te kercejm #JetimorjaDurres”.
(Indeksonline)

Noizy Viziton Jetimoren Në Durrës