>
BIOSHQIP

Vajza E Norës: Renee, Bëhet Me Fan Page

27-06-2015
Këngëtarja Nora istrefi dikur kishte shumë probleme me fan page-in e saj, pasi shumë prej fansave të saj shpesh herë kanë hapur faqe në emrin e saj, duke bërë kështu domosdoshmërisht që ajo ta emërojë fan page-in e saj të parë me emrin "The Real Nora Istrefi Fan Page". Por tani ajo ka një tjetër faqe në facebook vetëm me emrin "Nora Istrefi" e cila është e verifikuar nga Facebook-u dhe aty merren imformatat më të para sa i përket të rejave të Norës. Megjithatë një fan page i vetëm si duket nuk po i mjaftn Norës, pasi ajo ka hapur një të ri për vajzën e saj Reneenë. Vajza e Norës u bë e njohur tashmë nëpër media që kur ajo ishte brenda barkut të nënës së saj, ndërsa tani ajo njihet nga të gjithë. Fan page-i i Renesë është hapur si "artist" dhe deri më tani ka grumbulluar plot 2 mijë ndjekës. Mbetet të shihet se a do të vazhdojë të rritet numri i fansave apo jo?
(B.A/Teksteshqip.Com)

Vajza E Norës: Renee, Bëhet Me Fan Page