>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “S'je My Lifestyle ” Nga Nora Istrefi

19-02-2015
Siç ishte paralajmëruar në orën 20:00 këngëtarja Nora Istrefi publikoi videoklipin e saj më të ri me titull "S'je my lifestyle".

Nora është shtatëzë ndaj shumë shpejt pret të bëhet nënë dhe ka thënë se ky do të jetë projekti i saj për momentin para se të pauzojë për pak kohë pasi të lind vajzën.

"S'je my lifestyle" është realizuar me muzikë nga Marsel Gunga, ndërsa teksti është shkruar nga tre autorë: 2-Step, Era Istrefi & Ronela Hajati.

Videoklipi është xhiruar në Prishtinë nga ENTERMEDIA.

Për dukjen e Norës në klip u përkujdes Studio Sellma & VogueHair, ndërsa për styling Valdrin Sahiti.

Kënga është hedhur në youtube nga kompania prestigjjoze BZZZ Internacional!
(B.A/Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “S'je My Lifestyle ” Nga Nora Istrefi