>
BIOSHQIP

Geti Dhe Nrg Band Me Këngë Të Re “Ta Du Majmunin“

04-05-2015
Emisioni Prive në Klan Kosova bëri të ditur se grupi i njohur NRG Band dhe reperi Getoar Selimi shumë shpejt do të vijnë me një duet, dhe lajmi mesa duket doli të jetë i vërtetë.

Kjo pasi Besnik Qaka dhe Getoar Selimi kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale një foto ku shihen së bashku në studio duke inçizuar këngën e re.

Titulli i këngës mendohet të jetë "Ta du majmunin", e majmuni në këtë rast do të zërë vendin e "zogut" që përmendet në disa këngët e këngëtareve tona. Kënga do të shoqërohet edhe me videoklip.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Geti Dhe Nrg Band Me Këngë Të Re “Ta Du Majmunin“