TEKSTESHQIP

Orges & Ockus Rockus Band
Magjistrica
Lyrics

Magjistrica,
ajo është magjistrica
që t'huton me llafe,
e të shastis me cica,
të lexon tek dora
të ardhmen e jetës,
të besosh në ëndrra,
të zbulosh të fshehtën!

Të fut në magjinë e një topi qelqi,
të qan dhe hallin, të bën dhe qejfin,
të shkund mirë e mirë pastaj dhe nga xhepat,
ti (e) bën vetë shfaqen, e vetë paguan biletat!

Ref.
Magjistrica!
Magjistrica!
Magjistrica!
Pa-para-ro-rej!
MAGJI, GURI (i) ZI!

Magjistrica,
ajo është magjistrica,
me filxhan kafeje
dhe fustan me xixa!
Sytë ia nguli fatit tim të marrë
e unë u shastisa,
e mbeta pa fjalë!

Ke një rrugë të largët - tha,
plot me aventura,
dy gjarpërinj te kthesa
një mirësi tek ura,
për tre ditë lajmi
do t'ndryshojë dhe jetën
në e do që sot,
NXIRRE PRAPË KULETËN!

Ref.
...tha Magjistrica
Nxirre prap' kuletën!
...tha Magjistrica
Nxirre prap' kuletën!
...tha Magjistrica
Magjistrica!
Magjistrica!