TEKSTESHQIP

Parashqevi Simaku
Degjoma Kengen
Lyrics

Dëgjoma këngën

Këndoj dhe ty rini
këngën time ta kushtoj,
kërkoj me zërin tim
një mesazh tek ty të çoj,
se rinia na dhurohet veç njëherë
ta jetojmë atë
ne e dimë nuk është e lehtë.

*REF 2x
Vajza, djem, sot jeta po ju pret.
Ta filloni, ta jetoni jo nuk është e lehtë.
Ti mëson, punon dhe di përse krijon.
Moj rini, tek ti e ardhmja do të ndrijë.

Thu'ja rini këngës që di ti,
lëre gëzimin të trokasë në gji.
Thu'ja rini këngës që di ti
yjet të ta kenë zili.

Unë këndoj me ty
dhe çdo ditë më shumë kërkoj,
të krijoj pakusht,
juve t'jua dhuroj.
Unë këndoj me ty
dhe çdo ditë më shumë kërkoj,
të krijoj pakusht
t'jua dhuroj.

Vajza, djem, sot jeta po ju pret.
Ta filloni, ta jetoni jo nuk është e lehtë.
Ti punon, mëson, dhe di përse krijon.
Moj rini, tek ti e ardhmja do të ndrijë.

Vajza, djem, sot jeta po ju pret.
Ta filloni, ta jetoni jo nuk është e lehtë.
Ti mëson, punon dhe di përse krijon.
Moj rini, tek ti e ardhmja do të ndrijë.

Thu'ja rini këngës që di ti,
lëre gëzimin të trokasë në gji.
Thu'ja rini këngës që di ti
yjet të ta kenë zili.

Unë këndoj me ju
dhe çdo ditë më shumë këndoj,
të krijoj pafund,
juve t'jua dhuroj.
Unë këndoj me ju
dhe çdo ditë më shumë këndoj,
të krijoj pafund
t'jua dhuroj.

DËRGOI: