>
BIOSHQIP

Pirro Cako: Jetojmë Në Një Kohë Paradoksesh

20-04-2013
Duket se këngëtari i mirënjohur megjithëse është shumë i ngarkuar me punë, duke qenë edhe një nga anëtarët e jurisë së spektaklit “Gjeniu i vogël”, ka bërë dje me anë të një statusi në Facebook, një vëzhgim duke theksuar se po jetojmë në një kohë plot paradokse. “Paradoksi i kohës sonë qëndron në faktin se ne kemi ndërtesa më të larta, por karaktere më të ulëta; rrugë më të gjera, por këndvështrime më të ngushta; ne shpenzojmë më shumë, por shijojmë më pak. Ne kemi shtëpi më të mëdha, por familje më të vogla; kemi më shumë lehtësira, por më pak kohë; dimë më shumë, por vlerësojmë më pak. Kemi më shumë ekspertë, por më pak zgjedhje; kemi më shumë ilaçe, por më pak shëndet. E kemi shtuar pasurinë, por i kemi pakësuar vlerat; flasim shumë, duam pak e urrejmë shpesh. Kemi mësuar si të jetojmë me trup, por jo edhe me shpirt; Kemi shkuar deri në hënë e jemi kthyer sërish prej saj, por nuk arrijmë dot ta kalojmë rrugën, për t’u takuar me komshiun tonë të ri, kemi pushtuar hapësirat e jashtme, por jo ato të brendshme…!" - ka përfunduar këngëtari i cili të duket se ka hedhur temën për këngën e tij të radhë, por në të vërtetë i ka bërë të gjithë që të mendohemi më shumë për gjithçka që bëjmë.
(Koha Jone)

Pirro Cako: Jetojmë Në Një Kohë Paradoksesh