teksteSHQIP.com
TeksteShqip Mobile Version

PIRRO ĒAKO :: NEWS


Pirro Cako, E Dashura, 27 Vjet Mė E Re


Zgjidhni me sa yje do votoni
  Mesatarja:  5 / Votuan:  1

[05-01-2013]
Pas mė shumė se njė viti qė gazeta “Panorama” zbuloi lidhjen e kantautorit tė njohur Pirro Ēako me studenten 21-vjeēare nga Shkodra, tė quajtur Sisi Ujka, vetė ajo e pohon: “Po, Pirro ėshtė zemra ime!” Edhe pse mė parė Pirro dhe e dashura e tij u pėrpoqėn tė mos e bėnin publike lidhjen e tyre, mė shumė pėr faktin se janė supersticiozė, vendosėn ta zyrtarizonin pak para ndėrrimit tė viteve. Shkak ėshtė bėrė publikimi i albumit tė tretė tė Pirro Ēakos me titullin “Ashensor” sė bashku me njė klip me tė njėjtin titull, qė vetė Sisi ka deklaruar se i dedikohet asaj.

Nė vargjet e kėngės tė shkruara nga vetė Pirro, ai pėrshkruan ndjenjėn qė ka pėr kėtė vajzė dhe si ndihet ndėrsa thotė: “I verbuar kam ngritur duart, nuk do tė ketė njė tjetėr mė nė jetėn time…” Pas publikimit tė kėngės, Sisi duke postuar klipin “Ashensor” nė profilin e saj nė Facebook, i drejtohet Pirros me fjalėt: “Faleminderit pėr kėto fjalė kaq tė bukura, zemėr!”, duke njoftuar miqtė e saj se kėnga e tij e fundit i dedikohet asaj, njė dhuratė pėr lidhjen e tyre qė e kanė kurorėzuar me bashkėjetesė nė shtėpinė e Pirros nė Tiranė. Prej shumė personave kjo lidhje mund tė jetė parė me skepticizėm pėr diferencėn e madhe nė moshė mes tyre dhe faktit qė Sisi nuk ka asnjė lidhje me artin, ndėrsa ėshtė diplomuar pėr Shkenca Politike nė Tiranė. Por pėr Sisin, kėto janė thjesht paragjykime. Ajo vetė tashmė ndihet nė qiellin e shtatė. Deklaratat e saj tė dashurisė kishin filluar para nxjerrjes sė klipit “Ashensor”, qė nė datėn 20 nėntor ku ajo postoi mė Facebook tortėn qė i kishte pėrgatitur Pirros pėr 48-vjetorin e tij, qė ishte njė piano mbi tė cilėn shkruhej: “Pirro, edhe 100 vite plot lumturi pėr ty, zemra ime!” Ndėrkohė qė ajo vetė u ka pohuar mikeshave tė saj se pėr realizimin e klipit tė ri ajo ėshtė marrė me ēdo detaj, duke bėrė nė njė farė mėnyre regjisoren e klipit. Ndėrsa kur njoftoi fansat e tij pėr promovimin e albumit tė ri me titull “Ashensor” nė programin “E diela Shqiptare” nė TV Klan, ajo dha njė deklaratė tė fortė pėr herė tė parė, ndėrsa i drejtohej Pirros: “Faleminderit qė ekziston dhe qė ma zbukuron ēdo ditė, duke mė dhuruar vetėm lumturi pėrkrah teje zemėr!” Ata qė nga momenti qė janė lidhur, nuk janė ndarė asnjėherė nga njėri-tjetri, madje edhe nė koncertet ku Pirro ishte i ftuar. “Panorama Plus” botoi vitin e kaluar disa foto tė ēiftit nė lokalin “Vertigo Bar” nė Kėrēovė tė Maqedonisė, ku gjatė mbrėmjes kantautori ishte i shoqėruar nga e dashura e tij 21-vjeēare, Sisi, tė cilėn e ka prezantuar pikėrisht ai vetė si tė tillė. Duke iu referuar vargjeve tė kėngės, ku ai flet pėr njė dashuri ku ka rėnė kokė e kėmbė brenda, duket se ka bėrė plan pėr njė martesė dhe, pse jo, njė fėmijė, ashtu siē bėri dhe ish-bashkėshortja e tij Inva Mula, e cila tashmė ėshtė bėrė nėnė pėr herė tė dytė e njė vajze nga martesa me Et’hem Ramadanin. Kėshtu, jo pa qėllim, Sisi pikėrisht mė 1 janar 2012 ka postuar njė foto domethėnėse nė profilin e saj nė Facebook, duke pozuar bashkė me mbesėn e saj tė vogėl pranė pemės sė Krishtlindjeve, duke u shprehur mikeshave tė saj dėshirėn qė pėr kėtė vit tė ri tė ketė njė bebe dhuratė nga i dashuri i saj, Pirro. Ndėrkohė qė pėr kantautorin, kjo do mund tė jetė hera e dytė, pasi ai ėshtė babai i djalit 17-vjeēar Anthony, nga martesa me Invėn.

Sisi: Kėnga “Ashensor”, dedikim pasionant pėr mua
Pirro: Para se tė njihja Sisin, e kam humbur kohėn kot


Edhe pse Pirro preferoi tė mos fliste asnjė fjalė nė media pėr kėtė dedikim qė i bėri tė dashurės sė tij, ka qenė Sisi ajo qė nuk ka rezistuar dot pa e publikuar kėtė fakt. “Faleminderit pėr kėto fjalė kaq tė bukura zemėr!” shkruan ajo duke iu referuar kėngės qė kishte publikuar nė wall-in e saj nė facebook. Duke shkėmbyer batuta me miqtė e saj nė Facebook, tė cilėt i komentonin ngjashmėrinė e saj me vajzėn e re qė Pirro kishte marrė nė klip, Sisi pėrgjigjet: “Nė fakt, unė ‘mėsoja’ Pirron si tė interpretonte nė klip, se ajo e dinte vetė si modele qė ėshtė. Mė vjen shumė mirė qė e keni pėlqyer, pėr mua ishte njė dhuratė shumė e veēantė ky dedikim”. Mė tej, miqtė ia kthejnė qė kėnga ėshtė shumė e bukur dhe se ka qenė merita e saj qė e ka frymėzuar Pirron kaq shumė, ndėrsa i urojnė jetė tė lumtur me tė. Mė poshtė, po botojmė vargjet e kėngės “Ashensor”, ku Pirro shpreh hapur qė ka rėnė kokė e kėmbė brenda me Sisin duke i bėrė dhe njė premtim, ndėrsa i thotė: “Nuk do tė ketė njė tjetėr mė nė jetėn time”.

Anjushka, Inva dhe Sisi, tri femrat qė Pirro u ka bėrė kėngė
Nė fakt, ėshtė nė stilin e tij qė Pirro ta ndajė me publikun jetėn private, nėpėrmjet vargjeve tė kėngėve tė tij. Ėshtė kjo njė mėnyrė pėr tė ndarė me tė tjerėt emocione tė vėrteta, inspirime nga jeta e tij reale, qė nė fakt ėshtė shumė bukur pėr njė artist qė kėrkon tė prekė sa mė shumė zemrat e publikut. Kėshtu ndodhi kur Pirro njohjen e tij nė karaoke me Anjushkėn e bėri kėngė, ku tregonte pėr njė histori qė kishte nisur nga njė flirt nė pub. Mė pas i erdhi radha Invės, sė cilės i dedikoi dy kėngė, atė mė titull “Zemėr e pakurdisur” kėnduar nga Soni Malaj dhe “Sa e shite zemrėn” interpretuar nga Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli. Pėr t’i ardhur radha Sisit, ku vendos ta thotė hapur se ėshtė i verbuar nga dashuria pėr tė. Gjatė kėtyre viteve ai ka shkruar dhe vargje pėr veten, njė lloj ditari artistik pėr jetėn qė ka bėrė nė Tiranė pas kthimit nga Parisi dhe ndarjes nga Inva.
 (Panorama)

      Pirro Cako - Ashensor [Teksti dhe Klipi]




Kalendari
24/10/2014
Gėzuar Ditelindjen TeksteShqip Uron:
Elida Kryeziu
Elida Kryeziu
33 vjeē

Votimi i Javes
   20-26 Tetor 2014

Cilet Janė Rep-Artistet E Rinj Mė Tė Mirė

  2 Ton

  Bonsaton

  Felon Records

  Saggi

  Pizha

  Ex King

Votimi i Javes

Qendra e Dobesimit EquiLybra