>
LETERSISHQIP

17 Shkurti

Nëpër malet e Shqipërisë,
Nëpër kodrat e Kosovës,
Valojnë e fryejnë erëra,
Me shije të gjakut të truprojës.

Gjithë këto përrocka e lumenj,
Në këtë vendin tanë të bukur,
N’a ushqyen të gjithë ushtarët,
Tani jemi të lirë të gjithë shqiptarët.

Ju falemnderit,
O, shpirtrat tanë të plagosur,
Se falë jush o shpëtimtarë,
Jemi këtu të lirë nuk ka fjalë.

Pashë të 17-tën te nënvizuar,
Në kalendarin e sotëm të shenjtë,
Zgjohuni more o shqipëtarë,
Le të gëzojmë këtë ditë të bardhë.

Përgatitni, tupana e çiftelia,
Se sot o ju të dashur,
Sot është ditë e jona,
O more vëllezërit e motrat e mija.

Jemi pika më e bukur,
Në këtë botë,
Nuk ka tjetër shtet o tjetër vend,
Më besimtar e më të drejtë!

Flasim fjalë të shkurtra ne shqiptarët,
Por të mençura,
Jemi në muajin e shkurtë,
Por që ka gjithë ato vlera te panumruara.

Ky 17 shkurt n'a sjelltë të tjera.
Në vazhdim të gjithë së bashku.
Jemi kosovarë kemi dy emra,
Shqipëtarë krenar me dy krena!