>
BIOSHQIP

Ramadan Krasniqi (Dani) Fajson Rozanën Për Moslansimin E Këngës

13-09-2012
Ka disa muaj që këngëtarët Ramadan Krasniqi dhe Rozana Radi kanë realizuar një duet së bashku dhe ende nuk është lansuar në treg. Kënga është realizuar nga Adrian Hila dhe sipas Danit është një këngë fenomenale që do të tërheqë vëmendjen e dëgjuesve.

Fajtor për moslansimin e kësaj kënge Dani thotë të jetë vetë Rozana, e cila ka marrë përsipër lansimin. "Që nga muaji maj kemi realizuar një duet së bashku me Rozanën dhe kemi realizuar një këngë të mrekullueshme, mirëpo ende nuk doli në treg.

Jam në pritje tani e disa muaj meqë vetë Rozi ka marrë përsipër lansimin e këngës", ka thënë Dani për "Zërin". Ndërkohë Dani tani ka përmbyllur sezonin e verës me mjaft suksese duke performuar në shumë vende brenda dhe jashtë vendit. "Jam i kënaqur edhe me këtë sezonë vere të cilën e përmbylla me shumë suksese", shton ai. Dani planifikon të nisë përgatitjen edhe për projekte të reja ku mes tyre nuk do të mungojë edhe ndonjë videoklip.
(K. Bajrami / zeri)

Ramadan Krasniqi (Dani) Fajson Rozanën Për Moslansimin E Këngës