>
BIOSHQIP

Redon Makashi Ndahet Pas 20 Vjetësh Nga Bashkëshortja Elda

25-03-2012
Ka përfunduar me ndarje lidhja e gjatë e dashurisë mes kantautorit Redon Makashi dhe gazetares Elda Koçi. Pas 20 vitesh romancë, çifti ka vendosur t'i japë fund historisë së tyre. Siç kemi mësuar, shkak për ndarjen është bërë një e tretë. Lori është emri i vajzës që ka hyrë në mes të çiftit, duke shkaktuar kështu krisjen e një ndjenje të bukur , të lindur këtu e shumë vite të shkuar, kur Elda ishte vetëm një gjimnaziste.

Siç ka treguar edhe vetë gazetarja vite më parë, në një intervistë për një të përditshme, Redonin dhe atë i ka mbajtur lidhur mirëkuptimi me njëri-tjetrin, sikur të ishin shokë të ngushtë, e më pas dashuria, e cila sa vinte e bëhej më e fortë. Por siç duket, jo gjithçka shkoi ashtu siç pritej.

Elda ka thënë se nuk ndihej aspak xheloze për fanset dhe suksesin e Redonit, madje ajo ka rrëfyer se një pjesë të mirë të vajzave që e adhuronin atë ajo i ka bërë shoqe, për t'u perfeksionuar edhe më shumë, në të mirë të marrëdhënies së saj me këngëtarin. Një tjetër fakt që mendohet të ketë ndikuar në prishjen e kësaj marrëdhënieje ka qenë edhe mungesa e dëshirës nga ana e kantautorit për t'i dhënë fund njëherë e mirë beqarisë e për t'u martuar.

Ndonëse deri shpeshherë është shprehur se martesa e tij do të vijë shpejt, tani asgjë nuk kemi parë. Redon Makashi sapo është shpallur fitues i festivalit "Kënga Magjike", çmim me të cilin ka thënë se do të mbyllë edhe pjesëmarrjet e tij në festivale. Ndërsa Elda është angazhuar aktualisht si gazetare në RTSH, ndërsa paralelisht me të zhvillon edhe një aktivitet privat, siç është drejtimi i një agjencie mode në Tiranë.

Në intervistën e dhënë vite më parë, gazetarja ka thënë se do të shkruajë edhe një libër për historitë e saj me kantautorin Makashi, nën titullin "Legjenda Redon", ku besojmë se nuk do të mungojnë as arsyet e vërteta të ndarjes, të cilat jemi shumë kuriozë t'i mësojmë, duke qenë se lidhja e tyre e gjatë, përfundoi në këtë mënyrë dhe jo ashtu siç pritej.
(Bluetooth/BalkanWeb)

Redon Makashi Ndahet Pas 20 Vjetësh Nga Bashkëshortja Elda