>
BIOSHQIP

Redon Makashi: Ne Tetor Do Rikthehen Tre Musketjeret Ne Skene

16-07-2012
Duket se ai nuk di te ndalet, Sa me shume cmime te marre aq me shume i rritet deshira per te punuar dhe krijuar. Ky eshte kengetari me i suksesshem i viti Redon Makashi, i cili vjen ne nje interviste per suplementi Summer Time ne gazeten "Koha Jone". Gjithcka filloi me marrjen e cmimt te pare ne festivalin "Kenga Magjike" dhe cmimet per te do te vinin njeri pas tjetrit. Plot tre te tilla ka marre Redoni brenda gjashte muajve, ky dy te tjeter "Albumi me i mire i vitit" dhe "Klipi me i mire i kengetareve mashkull". E teksa albumi i tij ka vetem disa muaj qe eshte ne treg ai ka gati edhe albumin tjeter, te cilin do ta nxjerre ne treg me vone, sepse thote, qe te shijoj edhe pak suksesin e albumit "Bota ime". Por nje tjeter projekt shume i rendesishem i tij eshte edhe koncerti me dy kengetaret e tjere te suksesshem Elton Deda dhe Aleksander Gjoka, qe te gjithe i njohim si "tre musketjeret", per me shume lexoni intervisten e plote.

Ky vit ka qene shume i suksesshem per ju, se fundmi ju keni marre edhe nje cmim tjeter?

Po mora cmimi "Klipi me i mire per kengetar mashkull" ne spektaklin "Netet e klipt shqiptar", ky eshte cmimi im i trete brenda nje gjashtemujori, dhe gjithcka filloi me fitimin e cmimit tw pare ne festivalin "Kenga magjike", gjithsesi keto jane nje ogur i mire per punet pasardhese te mia.

Ju kishit ne projekte e juaja edhe nje koncert me grupin "Arb", kur do te realizohet?

Jo nuk do te realizohet me, sepse une e kisha kete deshire qe pas ribashkimit te grupit pwr festivalin "Kenga Magjike", mendova se gjerat do te shkonin mire dhe ne do te funksiononim prape si dikur, por nuk funksionoi me. Ne mundem qe te benim vetem disa aktivitete te vogla dhe nuk shkoi me gjate. Nuk mundi te funksiononte me si grup sepse mentalitetet e djemve kishin mbetur si ne vitin 1994. Disa gjera une mendova se do te kishin ndryshuar dhe kisha shume deshire qe te ribashkoheshim, por ishin pa rezultat. Gjithsesi une kam gjetur disa instrumentiste te tjere dhe kam filluar punen, per te bere nje koncert akustik.

U fol per nje bashkim te "Tre musketjereve" ne fakt, a eshte e vertete?

Po eshte shume e vertete dhe ne do te bejme edhe nje koncert tonin. U mblodhem para disa ditesh dhe folem edhe me Eltonin dhe me Sandrin. Me te mbaruar angazhimet e veres qe secili ka te vetat, do te bejme perzgjedhjen e instrumentisteve, materialeve, dhe do te sigurojme edhe anen financiare. Ky koncert mendohet se do te behet edhe ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise.

Si do te konceptohet ky koncert, me nje orkester apo me grupin rrok?

Po sigurisht qe do te kete grupin rrok sepse do te jene rrymat pop dhe rrok te perfshira ne te, qe mbeshtetet me se shumti ne instrumentin e kitares, baterise, kitares baz, ndoshta do te kete edhe nje pjese akustike.

Ky koncert do te perfshije kenget tuaja me te mire, apo do te kete edhe krijime te reja?

Mendoj se do te kete kenget tona me te mira, pasi nuk kemi shume kohe per te bere krijime te reja, sepse ne kete periudhe te vitit gjithsecili nga ne ka angazhimet e veta dhe nuk na premton kohe per te bere dicka te re. Por mendoj se do te jete nje koncert kur secili nga ne qe do te kendoje kengen, do te shoqerohet edhe nga dy te tjeret, pra do te jete nje konceptim i ri i kengeve tona, pasi ne do te jemi te tre ne skene, Do te jete nje rikthim qe do te ngjalle shume interes sepse ka pasur shume interesim, nga momenti qe ka dale si lajm qe ne do te rikthehemi ne skene. Ishte parashikuar nje rikthim ne spektaklin "Miss Shqiperia", por per arsye personale te Elton Dedes, qe duhet te ikte ne Amerike, nuk mundem qe te dilnim ne skene. Por nje interesim te madh ka pasur edhe nga shqiptaret jashte Shqiperise, te cilet na marrin ne telefon dhe ne pyesin se kur do te jete koncerti.

Nderkohe ju thate se ka pasur mjaft interes edhe nga shqiptaret jashte kufijve, do ta mbani kete koncert edhe ne Kosove dhe ne Maqedoni, apo vetem ne Tirane?

Po une kete fundjave do te shkoj ne Maqedoni per disa aktivitete te miat personale dhe me siguri qe do te flas edhe per organizimin e disa aktiviteteve, aty ku ka pushues, si ne Oher dhe ne Struge. Kemi disa pika ku ne do te bejme disa aktivitete te vogla dhe shfrytezojme keto takime edhe si prova, pasi ne nuk na duhet ndonje prove shume te madhe, sepse shume gjera jane te fiksuara. Mjafton qe te sigurojme nje foni te mire, pasi ajo eshte pjesa me e rendesishme ne nje koncert.

E keni menduar se ku do ta mbani koncertin ne Tirane?

Po sigurisht, do te jete tek Pallati i Kongreseve.

Ju thate se pas koncertit te "tre musketjereve", ju do te mbani edhe koncertin tuaj recital, a mos ndoshta po rrezikoni pak, pasi mund te kete nje ulje te spektatoreve?

Jo nuk mendoj se do te kete ndonje renie, pasi une e kam konceptuar komplet ndryshe. Do te jete ne sallen e Teatrit te Opers ose ne sallen e Akademise se Arteve dhe ndoshta do te ndertoj nje skene te rrumbullaket ne mes te salles ku spektatoret te jene rreth e rrotull. Edhe sa i perket instrumenteve, une do te perdor vetem instrumente akustik dhe besoj se nuk rrezikoj asgje, pasi eshte tjeter format dhe te duket se je ne nje ambient miqesor, sepse vete koncerti akustik krijon kete lloj intimiteti.

Pas koncertit tuaj recital, do te vije nje album tjeter?

Albumi "Boten time" une e kam shume te fresket ne fakt, eshte albumi qe mori edhe cmimin Kult si "Albumi me i mire", dhe them se duhet ta shijojne edhe pak fansat e mi pasi ende nuk ka mbushur disa muaj qe eshte ne treg. Megjithate albumin e ri une e kam pothuajse gati, pasi une nuk eshte se nxjerr albumin e ri dhe pastaj fle gjume. Perkundrazi une punoj me te njejtin ritem dhe materialet e reja pothuajse jane gati. Mendoj se pasi mora cmimin e pare ne festivalin "Kenga Magjike", ndoshta do te terhiqem nga te gjitha kompeticionet.

Pra nuk do ju shohim ne kenga Magjike, apo festivalin e fundvitit?

Ne asnje aktivitet konkurrues, pasi mendoj qe t;i bej gjerat me kujdes dhe jo me sasi. Duke qene se do te jem shume i angazhuar me koncertin e "tre musketjereve" dhe me pergatitjet e koncertit tim solo, nuk kam mundesi qe te merrem edhe me kompozime te reja, per te sjelle nje kenge te re, per ne festival.

Ju jeni gjithmone shume i angazhuar me karrieren tuaj, mendoni se keni lene pak pas dore jeten tuaj private. Nderkohe qe ne nje interviste qe me keni dhene me pare, me kishit thene se ka ardhur kohe per martesa dhe sot ju jeni vetem…

Eshte shume e vertete qe duke u marre shume me muziken, jeta private ngelet pak pas dore. Por muzika eshte jeta ime dhe une jetoj me te. Jo jetoj se eshte ajo e cila me sjell te ardhura financiare, por jetoj me te gjithe kuptimin e fjales. Dhe pa dashur kam lene menjane edhe jeten time personale, e cila shpesh ka pasur ato ngritjet e veta ose perplasjet.

U fol se fundmi qe ju jeni ne lidhje me nje vajze qe jeton ne France, eshte e vertete?

Absolutisht jo, pasi une nuk jam ne lidhje me vajzen per te cilen u fol ne media, por ato foto jane foto artistike qe une kam bere per albumin dhe nuk kane asnje lidhje me personin qe eshte aty. Por nisur nga fakti qe une nuk jam prononcuar vete asnjehere ka lene hapesira per abuzim. Une e kam thene qe kur te zyrtarizoj dicka te paret qe do te marrin veshe jane mediat dhe per aq kohe qe nuk eshte nje prononcim i imi mbi nje shkrim, sigurisht qe ai nuk eshte i besueshem. Te them te drejten, kam marre pak tmerr nga keto gazetat sa kur vjen fundjava dhe i lexoj them , o Zot cfare mund te kene nxjerre kete jave.

A mendoni se do te martoheni nje dite, apo martesa eshte fobi per ju?

Ideja eshte qe kur ndihesh mire me dike e le edhe pa emer kete lidhje, mund t'i vesh cfaredo emri te duash, sepse nuk e ndryshon lidhjen,si i lidhur, i fejuar apo i martuar.

Tashme ju jeni singel, a vazhdoni qe te keni preferenca per biondet, sepse kjo ka qene preferenca juaj ne mos gaboj?

Ma kane bere aq fiksim kete, qe une preferuakam biondet sa ndoshta, nese do te jete bionde vertet, do t'i them qe te behet brune (qesh). Kjo mbeti nga nje emision ne televizion ku une isha i ftuar per nje interviste, por njekohesisht edhe shume i ri, dhe me pyet drejtuesja si duhet te jete femra qe me pelqen dhe une, nisur nga fakti qe atehere biondet, ato natyralet, ishin shume te rralla, thashe biondet. Dhe kjo mbeti dhe me identifikojne edhe sot, por s'eshte aspak e vertete.

Pra pavaresisht ngjyres se flokeve, cfare duhet te kete nje femer qe te jete femra ideale per ju?

Ajo qe per mua eshte me e rendesishmja, duhet te kuptoje profesionin tim. Nese arrin te kuptoje se une jam nje artist, eshte e fituar. Duke qene i tille une jam shpesh pjese e thashethemeve dhe nese arrin e kupton qe une me artin tim marre fryme, atehere ajo eshte femra ideale per mua.

Po gjate veres si jane aktivitetet e juaja?

Ato zhvendose ne drejtim te bregdetit, keshtu qe edhe une gjate veres do te jeme shpesh ne bregdet me performancat e mia por do te shfrytezoj dhe dite qe nuk kam koncerte per te bere plazh, pasi kemi nje bregdet shume te bukur.

Me pas shtatori, do ju riktheje ne projekte qe folem me lart?

Po sigurisht qe do te fillojme dhe do te jete nje periudhe paksa e ngarkuar sepse do te kem prova te dyfishta, pasi kam pergatitjet e dy koncerteve.
(Koha Jone)

Redon Makashi: Ne Tetor Do Rikthehen Tre Musketjeret Ne Skene