>
BIOSHQIP

Redon Makashi Prezanton Të Dashurën E Re Në Publik

20-03-2013
Redon Makashi nuk e fsheh më… Ka vendosur të dalë hapur në publik me të dashurën e tij, e cila duhet thënë se është shumë simpatike. Pas ndarjes nga gazetarja Elda Koçi, me të cilën kishte një histori 18-vjeçare, Makashi është përfolur shpesh në faqet e shtypit rozë për histori dashurie, por vetëm gjatë së shtunës së shkuar ai është shfaqur në publik me të dashurën e tij të re, një vajzë shumë e pashme, e cila nga sa mësuam është me profesion modele.

Çifti i ri është parë të qëndrojnë bashkë përgjatë gjithë mbrëmjes dhe ata nuk kanë nguruar të shkëmbejnë ledhatime me njëri-tjetrin. Ndonëse herë pas here Redoni përpiqej t’i shmangej vëmendjes publike duke shkuar tek tavolina e mikut të tij të ngushtë, Aleksandër Gjoka, “Bluetooth” mundi t’i kapte ndërsa përkëdheleshin e kërcenin me njëri-tjetrin.

Me këtë rast, duke qenë se jemi në një farë mënyre kumbarët e lidhjes së tyre, urojmë që historia e tyre të zgjasë e pse jo, të përfundojë me martesë…
(vipat)

Redon Makashi Prezanton Të Dashurën E Re Në Publik