>
BIOSHQIP

Remzija Nuk I Largohet Muzikës

20-11-2014
Stina e verës e mbushur përplot me koncerte dhe mbrëmje muzikore, ka qenë njëra ndër vitet më të mira të karrierës së këngëtares Remize Osmani. Por, ajo nuk mendon që të ndalojë as në ditët e ftohta të dimrit. Kjo pasi këngëtarja është shumë e angazhuar si në realizimin e projekteve ashtu edhe me koncerte. Kështu së paku ka treguar vetë këngëtarja në një intervistë për gazetën Tribuna, ku ndër tjera ka folur edhe për shumëçka tjetër.

Ka kaluar shumë vite që kur është bërë pjesë e skenën muzikore. E në gjithë këtë periudhë kohore, këngëtarja Remzie Osmani vazhdon të jetë njëra ndër emrat më të kërkuar tek ne. Ajo gjithmonë ka ardhur me këngë të cilat janë pëlqyer mjaftë shumë nga publiku i saj dhe kjo gjë e ka motivuar këngëtaren të mos ndalojë asnjëherë.

Aktualisht, Remzija është duke punuar në dy projekte muzikore dhe gjatë një bisede për gazetën Tribuna ka shpalosur më shumë detaje rreth këtyre këngëve. Projekti i parë është kënga duet me vëllanë e saj Nexhat Osmani i cili do të lansohet shumë shpejt dhe do të jetë me videoklip. “Po shumë shpejt do të dalë kënga më e re me Nexhatin e cila është punuar nga Virusi.

Videoklipi është realizuar nga produksioni ‘Prominent Entertaiment’ dhe në vete përmban një tekst parodik”, ka thënë këngëtarja. Përveç këngës duet, Remzija për këtë vit do të sjellë edhe një këngë solo që pritet të dalë me klip po ashtu. “Pas këtij dueti me Nexhatin do ta lansoj edhe një këngë tjetër solo të cilën tashmë e kam realizuar dhe pres që ta lansoj më vonë” ishin fjalët e saj.
E pyetur se pse gjithmonë duetet janë me vëllanë e saj, Remzija ka thënë se edhe pse ka shumë oferta, prapëseprapë do të bashkëpunoj vetëm me Nexhatin, kjo pasi që ndoshta sepse publiku janë mësuar gjithmonë t’i shohin me të. Të gjitha këto projekte këngëtarja do t’i përmbledhë në një album i cili pritet të lansohet në pranverë. “Jam duke punuar edhe në albumin më të ri që do të dalë në pranverë. Ky album do t’i ketë 8-10 këngë të mia dhe në të vërtetë jam shumë e koncentruar në të, prandaj edhe po punoj dalëngadalë që të dalë në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka theksuar ajo.

Edhe këtë vit do të vazhdoj me koncerte
Përpos këtyre angazhimeve rreth projekteve muzikore këngëtarja është aktive edhe nëpër mbrëmje të ndryshme muzikore në vend dhe në diasporë. Ajo ka treguar se për festën e Flamurit do të jetë prezente në Zvicër, ndërsa për festat e fundvitit do të jetë në qytetin e Prizrenit.
“Po edhe këtë vit sikurse herëve tjera jam e angazhuar me koncerte si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë dhe mund të them se më të vërtetë po ndjehem mirë që fansat e mi nuk më harrojnë dhe më kërkojnë ende” ka thënë Remzija. Këngëtarja është pyetur se a ka menduar ndonjë herë ta lë muzikën dhe ka thënë se tani për tani nuk ka mendim të tillë. “Nuk e kam në plan për momentin ta lë muzikën pasi që publiku po vazhdon t’i pëlqej këngët e mija dhe kjo gjë po me motivon të vazhdojë tutje”, ka thënë Remzija në fund të intervistës.
(Tribuna)

Remzija Nuk I Largohet Muzikës