>
BIOSHQIP
  • Remzie Osmani: “Dashuria Ndaj Këngës, çelës I Suksesit”
    12-10-2016
    Ajo është artiste e cila talentin e ka edukuar në qetësi, ndërkaq karakterin në rrymën e jetës. Këngët e saj lirisht mund të themi se i dashurojmë, e kjo na ka bërë që ne të jetojmë kurdoherë me emrin dhe personalitetin e saj. Remzie Osmani, artistja që zë vend meritor në plejadën e artistëve tanë, na vjen në këtë bashkëbisedim për të zbuluar shumëçka nga ajo! Teksteshqip: Remzie, jeni popullore e modernizuar. A jeni kritikuar ose ndëshkuar ndonjëherë për këtë? Remzie Osmani: Kam pasur frikë kur kam vendosur të këndoj baladë. M'...
    ★★★★★
  • Merre, Merre Zemrën Time Tani Dhe Me Videoklip
    20-03-2016
    Teksti dhe muzika u punuan nga vetë artistja jonë, Remzie Osmani, orkestrimi nga mjeshtri Alban Fortuna, ndërkaq klipi u saporealizua nga kompania tashmë e super fuqishme EMF Creative. Fjala është për këngën "Merre, merre zemrën time" e Remzie dhe Nexhat Osmanit, të cilët si këngë e patën publikuar në sezonin e kaluar, e meqë u pëlqye tej mase, si shumica e këngëve të tyre, vendosën t'i realizojnë dhe videoklip. Të drejtat e këtij projekti, me ligj i mbron kompania që u del në krah artistëve shqiptarë "Prominent Network" me një staf...
    ★★★★★
  • Kur Bëhen Bashkë: Remzia, Dafina E Yllka
    08-11-2015
    Shpesh ngjanë që këngëtaret tona takohen nëpër qendra evropiane apo edhe të vendit , tek këndojnë në mbrëmje muzikore e ahengje familjare. Ka prej tyre , të cilat ikin nga njëra tjetra , nuk flasin për arsye tyre të ndryshme . Por ka edhe prej atyre , të cilat edhe fotografohen bashkë dhe i shpërndajnë nëpër rrjete sociale,shkruan Kosovarja Njëra nga ato është edhe kjo tek shihen këngëtaret tona të njohura : Remzije Osmani, Dafina Zeqiri e Yllka Kuqi. Pavarësisht , me këtë foto a duan të paralajmërojnë ndonjë bashkëpunim në mes...
    ★★★☆☆
  • Gara Mes Këngëtarëve Të Vjetër Dhe Të Rinj, Ja Kush Del Fitues
    21-07-2015
    Edhe pse ka një kohë të gjatë që Remzie Osmani dhe Gili janë pjesë e muzikës shqiptare, ato prapë se prapë nuk kanë arrit që të kenë klikueshmëri në Youtube më shumë sesa këngëtarët e rinj të cilat po i shtohen çdo ditë estradës shqiptare, transmeton Indeksonline. Të dyja këngëtaret, gjatë ditës së djeshme kanë lansuar videoklipet e tyre të cilat janë komentuar pozitivisht nga fansat. Ndërsa nga ana tjetër edhe pse me zhanër të ndryshëm të muzikës, po në të njëjtën kohë është publikuar edhe dyshja nga Geti dhe Luana e cila ka arrit...
    ★★★★★
  • Remzije Osmani & Shkurte Fejza Vizitojnë Presidenten Jahjaga
    09-07-2015
    Presidentja e kosovës Atifete Jahjaga ka pasur një surprizë mjaft të papritur sot në shtëpinë e saj nga dy mysafire mjaft speciale. Këngëtaret e njohura të muzikës popullore Remzije Osmani & Shkurte Fejza kanë vizituar sot presidenten Jahjaga në banesën e saj në Prishtinë. Arsye e vizitës ende mbeten të pa qarta, mirëpo gjithashtu nuk është se dimë shumë edhe për ndonjë miqësi të kahmotshme të tyre....
    ★★★★★
  • Remzie Osmani: Jam Gjithmonë Aty Ku Ka Nevojë Dhe Më Kërkon Populli Im
    28-05-2015
    Prej ditës së parë që ka dalur në skenë, asaj i është dalluar shpirti i saj i pasur me dashuri dhe humanitet ndaj kombit. Remzie Osmani me talentin e saj ka hyrë në zemrën e mbarë popullit shqiptar, të cilët atë e kanë vënë në mesin e e atyre artistëve që jetën e tyre ia kushtuan artit dhe kulturës shqiptare. Humanizmin e Remzies e vërteton pjesëmarrja e saj në qindra e mijëra koncerte humanitare në mbarë viset shqipfolëse. Vetëm këtë javë ajo ka marrë pjesë në dy koncerte humanitare, në Gjakovë, për Artiona Bobin dhe në koncertin e o...
    ★★★★★
  • Dafina, Shoqja E Remizjes
    29-03-2015
    Ndonëse nuk kanë të njëjtën moshë poashtu nuk kanë edhe të njëjtin stil të kënduar, por ndajnë vetëm një profesion të përbashkët, janë të dyja këngëtare mjaft të kërkuara. Fjala është për Dafina Dautin dhe Remizje Osmanin të cilat kanë publikuar disa foto në rrjetet e tyre sociale ku shihen së bashku. Ato kanë treguar se janë shoqe edhe pse me pak diferencë në moshë. Estrada jonë nuk njihet shumë për miqësi, ndërsa është bukur ti shohësh këto të dyja që shkojnë mirë me njëra tjetrën....
    ★★★★★
  • Nexhati Dhe Remzia Zgjedhin Mavrovën Për Skijim
    24-01-2015
    Këngëtarët e mirënjohur, Nexhat e Remzie Osmani, kanë zgjedhur që pushimet dimërore t'i kalojnë në Mavrovë. Siç duket edhe nga fotoja e publikuar në facebook, Nexhati dhe Remzia janë me familjet e tyre në një ambient tepër dimëror dhe të rrethuar me ajër e ambient të pastër. Për më ndryshe, zona e Mavrovës njihet për cilësitë dhe pasuritë e saj në aspektin e skijimit, ndaj dhe vizitohet nga pushues të shumtë....
    ★★★★★
  • Prive, “Çmend” Remzie Osmanin
    06-01-2015
    Emisioni Prive gjatë edicionit të tij festiv ka realizuar disa kamera të fshehura. Njëra ndër këngëtaret e cila ra pre e kamerës së fshehtë ishte edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani. Ajo u befasuar kur djali i saj solli një vajzë në banesën e tyre për t'ja prezantuar nënës së tij si të dashurën e tij të re. Vajza me sjellje gangstere dhe me paruke në kokë bëri që këngëtarja të ndihet e shqetësuar gjatë kamerës së fshehtë. Megjithatë pak para se ajo të nisej për në një koncert u kontaktua nga stafi i Prive ...
    ★★★★★
  • Remzie Osmani, Prezanton Fëmijët
    03-01-2015
    Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani e cila u rradhit e 10-ta si artistja shqiptare më e kërkuar në Facebook, ka prezantuar për fansat e saj dy fëmijët. Remzia shihet së bashku me djalin dhe vajzën e saj gjatë një koncerti, "Me djalin dhe vajzen time. Ju qe ma lumturoni jeten” - kishte shkruar ajo....
    ★★★★★
{{ page + 1 }}/{{ pages }}