>
BIOSHQIP

Rezarta Shkurta, Këtë Të Dielë Në Kënga Magjike

22-10-2014
I ka munguar për një kohë mjaft të gjatë skenës, por kësaj rradhe ka vendosur të rikthehet. Këngëtarja Rezarta Shkurta këtë javë do të prezantojë këngën e saj më të re në festivalin Kënga Magjike, në fazën e parë tek "E Diela Shqiptare".



Ajo i ka thënë "Stop" angazhimeve të saj lidhur me fotografitë për momentin dhe ka vendosur ti riktheht muzikës pas një shkëputjeje nga sjellja në jetë e vajzës së saj të vogël Herës.



Rezarta ka qenë një ndër emrat më të spikatur ndër vite në festivalin Kënga Magjike. Nuk mund të mos mbahet mend paraqitja e saj në Kënga Magjike 2010 me këngën "Budallaçkë e vogël" të cilën e realizoi me koreografi nga Olta Ahmetaj dhe arriti të rrëmbejë "Çmimin Tendencë" si dhe të renditej e 9-ta në dhjetëshen e më të mirëve.



Në vitin 2011 gjithashtu erdhi me "Të jesh e mirë s'mjafton", me të cilën arriti deri në finale dhe u shpërblye me çmimin "Best Performance. Paraqitja e saj e parafundit ishte në vitin 2012 me këngën "Më fal" ku arriti të shpërblehej me "Çmimin Televiziv".



Ne i urojmë të njëjtin fat këngëtares edhe këtë vit në Kënga magjike, pse jo edhe fitoren?
(B.A/Teksteshqip.Com)

Rezarta Shkurta, Këtë Të Dielë Në Kënga Magjike