>
LETERSISHQIP

Prizreni

Gjithmonë mbete në histori,
o Prizren plot mrekulli.
Me tradita të shumta,
e me ngjarje të pafundta.
Ballë qëndrove me armikun,
nuk e dridhe aspak qerpikun.
Trimat që për ty luftuan,
tash me dhe u mbuluan.
Edhe pse shumçka kalove,
përsëri në fund fitove.
Gjithmonë mbete në histori,
o Prizren plot mrekulli.