>
BIOSHQIP

Rita Kërkesë Që Një Fazë Të ‘x Factor Uk’ Të Xhirohet Në Shqipëri

16-08-2015
Rita Ora ka kërkuar nga Simon Cowell ta lejojë që fazën e 'vilave të jurisë' në X Factor UK ta xhirojë në Shqipëri.

Rita do që të dërgojë konkurrentët e saj në Shqipëri për provën e ‘vilave të jurisë’.

Në këtë fazë konkurrentët këndojnë ‘live’ përballë personit në juri të cilit i takon konkurenti dhe Rita do që kjo fazë të zhvillohet në ish rezidencën e Mbretit Zog I, në Shqipëri, transmeton Lajmi.net.

Autoritete shqiptare i kanë dhënë shenjën pozitive dhe Rita mund të shfrytëzojë Pallatin e Brigadave kurdo që i duhet, por drejtorët e X Factor ende nuk i kanë konfirmuar kërkesën

Kjo pasi këtë vit kjo fazë do të transmetohet drejpërdrejtë në Londër dhe nuk do jetë vetëm xhirim dhe producetët nuk duan të kenë konflikte me zonën kohore.
(Indeksonline)

Rita Kërkesë Që Një Fazë Të ‘x Factor Uk’ Të Xhirohet Në Shqipëri