>
BIOSHQIP

Rita Orës I Bien Këpucët E Mëdha

23-08-2015
Këngëtarja e njohur Rita Ora këto ditë është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të re “Body on me” në bashkëpunim me Chris Brown.

Ajo është komentuar mjaftë shumë për skenat e nxehta që ka sjellë së bashku me Chris-in në videoklip.
Por, siç duket Rita tashmë është mësuar me komentet e shumta dhe nuk po i bëjnë përshtypje, ajo është duke bërë qejf me suksesin e këngës, transmeton Indeksonline.

E këtë na e dëshmojnë edhe fotografitë e shumta që ajo hedh në Instagram. E një të tillë por mjaftë interesante Rita e ka postuar në llogarinë e saj në Instagram ku shihet se ka hyrë brenda një këpuce të madhe.

Rita ka shkruar poshtë fotografisë “po i përshtatem këpucëve”.
(Indeksonline)

Rita Orës I Bien Këpucët E Mëdha