>
BIOSHQIP

Tmerri I Parrëfyer I Rita Orës Kur Ishte Ende E Vogël Dhe Pse Ka Frikë Nga Vdekja

25-08-2015
Sot është ndër këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor britanik dhe më gjerë në botë, madje shpesh bën edhe gjyqtaren e eksperten e talenteve të reja. Është ish gjyqtare e The Voice, aktualisht e X Factor, dhe ambasadore e një marke botërore.

Por vite më parë, kur Rita Ora ishte e vogël dhe luante kukafshehthi, i ka ndodhur diçka që nuk e fshin dot nga kujtesa as sot.

E braktisën në një varrezë!
Rrëfimi është bërë nga vetë bukuroshja shqiptare e Kosovës, Rita Ora (Sahatçi), në një intervistë me të përditshmen britanike “The Guardian”.

Teksa u intervistua për të folur për rolin e saj të ri si fytyra e të brendshmeve italiane, Tezenis, Rita Ora, befas ka rrëfyer dhe eksperiencën e saj dramatike në varrezat e Earl’s Court.

“Isha shtatë vjeçe, u gjenda e braktisur në atë varrezë. Nuk më gjeti askush dhe mendova se do të më rrëmbenin fantazmat”, - rrëfen Rita Ora.
Kur u pyet mbi vdekjen, këngëtarja me origjinë nga Kosova tha se ka fobi nga vdekja, dhe si rezultat bën vizita të rregullta tek terapisti për të mposhtur këtë frikë.

“Vdekja është fobia ime më e madhe”, pranon ajo, “Kisha atake paniku kur isha e vogël duke bërtitur “Mami, nuk dua të vdes”. I jam nënshtruar terapisë dhe vazhdoj të shkoj çdo javë”, ka thënë Rita.
Këngëtarja nuk ka ngurruar të thotë edhe se ataket e panikut e kanë bërë që të ndryshojë vizionin për jetën.
(Indeksonline)

Tmerri I Parrëfyer I Rita Orës Kur Ishte Ende E Vogël Dhe Pse Ka Frikë Nga Vdekja