>
BIOSHQIP

Rita Orës I Bëjnë Kamerë Të Fshehur

03-09-2015
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, u tregua shumë e zonja ndërsa mundohej të shpëtonte një “bebe” të mbyllur brenda makinës.

Emisioni “Punk’d” i MTV ka realizuar episodin e radhës, ku protagonistë ishin aktori Michael B. Jordan dhe Rita Ora. Ata xhiruan gjithçka në një ambient që dukej më se normal.

Pas një darke në shoqërinë e motrës, Rita u ndal kur dëgjoi të qarat e një bebeje në automjetin parkuar pranë makinës së saj.

Ajo lajmëroi menjëherë policinë, të cilët i urdhëruan që të thyenin xhamin e makinës dhe të nxirrnin beben.

Rita është munduar ta shpëtojë sa më shpejtë foshnjën, duke e marrë situatën në dorë. Por, pronarja e makinës shfaqet në skenë, duke treguar se brenda makinës ndodhet një kukull dhe Rita duhet t’i paguajë dëmin e shkaktuar.

Situata u tensionua dhe gjithë ekipi i kamerës së fshehtë doli në skenë, ndërsa Rita mezi po mbante lotët.
(-)

Rita Orës I Bëjnë Kamerë Të Fshehur