>
BIOSHQIP

Pse Rita Ora Nuk Nguron Të Flasë Për Jetën E Saj Private?

07-11-2015
Jeta private e Rita Orës është çdo herë në qendër të mediave rozë.

Lidhjet e saj gjithmonë tërheqin vëmendje, ashtu si edhe skandalet që nuk kanë munguar. Këngëtarja me prejardhje shqiptare që nga fillimi ka pasur vëmendjen maksimale nga mediat për sa i përket jetës së saj profesionale.

Mirëpo, duket se mediave nuk u mjafton vetëm kaq, kur është fjala për Ritën. Tituj prej më të ndryshmëve kemi hasur gjatë këtyre viteve edhe sa i përket jetës private dhe nuk është kursyer asgjë nga gazetarët, kur është dashur të shkruhet edhe për këtë pjesë.

Për çfarë arsye as Rita nuk nguron të flasë për privatësinë e saj? A është kjo diçka e planifikuar mirë nga menaxhmenti i saj?

Si shihet kjo nga mediat e huaja e si nga bashkëkombësit e këngëtares? Kjo vjen e përmbledhur në videon në vazhdim ku mes tjerash flet edhe gazetarja e Telegrafit, Erblina Baleci.
(Indeksonline)