>
BIOSHQIP

Rita Befason Publikun Në Berlin, I Bashkohet Madonnas Në Skenë

12-11-2015
Madonna, siç duket, edhe një herë po ‘kopjon’ këngëtaren Taylor Swift.

Pas videoklipit në të cilin ka mbledhur të famshmet si Katy Perry, Beyonce, Nicki Minaj e Rita Ora, këngëtarja që konsiderohet mbretëreshë e muzikës Pop, Madonna është akuzuar se ajo ka kopjuar idenë e Taylor Swift, e cila të njëjtën gjë ka bërë me klipin e këngës ‘Bad Blood’.

Tani Madonna duket se po e kopjon edhe idenë që këto të famshëm të marrë në skenat e koncerteve të saj, si befasi.

Pas Katy Perry, ishte radha e Rita Orës që t’i bashkohet ‘mbretëreshës’ në koncertin e saj në Berlin gjatë turneut ‘Unapologetic’.
Rita është shfaqur shumë e emocionuar ndërsa publiku ka shpërthyer në ato momente.
(Indeksonline)

Rita Befason Publikun Në Berlin, I Bashkohet Madonnas Në Skenë