>
BIOSHQIP

Rita Jashtë Listës Së çmimeve “American Music Awards”

19-11-2015
Rita Ora ka mbetur jashtë listës së çmimeve “American Music Awards. Pavarësisht shumë hiteve të padiskutueshme, ajo nuk është nominuar në asnjë kategori të çmimeve AMA, ndërkohë që të shumtë janë emrat e nominuar në kategoritë e këtij eventi të rëndësishëm të muzikës botërore. Taylor Sëift, Ed Sheeran dhe The Weekend janë artistët që dominojnë listën në shumicën e kategorive për këtë vit. Prezantimi këtë vit i është besuar Jennifer Lopez, e cila ka filluar përgatitjet. Ceremonia e ndarjes së çmimeve “American Music Awards 2015”, do të mbahet në Las Vegas këtë të diel, në datën 22 nëntor.
(Indeksonline)

Rita Jashtë Listës Së çmimeve “American Music Awards”