>
BIOSHQIP

Rita: Krenare Që Jam Shqiptare

30-11-2014
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora e ka falënderuar këngëtaren Jessie J e cila mbrëmë këndoi për hir të çlirimit të Shqipërisë përmes një postimi në profilin e saj në Instagram. Në kuadër të këtij postimi është edhe fotografia përcjellëse me Rita Orën në të derisa ishte në përcjellje të ish kryeministrit shqiptar, Sali Berisha pak para se të performojë në koncertin për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. “Kurrë nuk do e harroj këtë moment kur e kam mbështetur pavarësinë që ne e meritojmë si popull. E falënderoj Jessie J që na ndihmoi ta arrijmë këtë. Kemi hapur një derë që do duhej hapur shumë kohë më parë. Proud to be a shqiptar”, ka shkruar këngëtarja me famë botërore në postimin e saj në Instagram
(Indeksonline)

Rita: Krenare Që Jam Shqiptare