>
BIOSHQIP

Rita Ora Këndon Për Familjen Obama

15-12-2014
Këngëtarja simpatike, Rita Ora ka shprehur emocionet e veçanta për ngjarjen e së dielës mbrëma.

"Nuk ma merrte mëndja se do të ndodhte edhe kjo. Do të këndoj për Presidentin Obama dhe familjen e tij, më uroni fat"- shkruan Rita në Instagram ku ka postuar edhe ftesën e koncertit të saj në Shtëpinë e Bardhë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare prej pak javësh gjendet në Shtetet e Bashkuara ku po këndon nëpër koncertet "Jingle Ball", që mbahen në sheshet kryesore të qyteteve amerikane. Ndërkohë që ky koncert ka qenë i organizuar për përfitimin e fëmijëve nga sistemi shëndetësor shtetëror.
(Indeksonline)

Rita Ora Këndon Për Familjen Obama