>
BIOSHQIP

Nëna E Rita Orës, Në Ballinat E Revistave Botërore

17-04-2015
Për Rita Orën ofertat për të qenë në faqet e para të revistave botërore është një përditshmëri. Por, interesimi i medieve për të njohur anën tjetër të yllit me famë ndërkombëtare, ka bërë që t’i bëjnë ftesë edhe nënës së Rita Orës, Vera Ora, apo e njohur në Kosovë si Vera Sahatçiu. Vera Ora, psikiatre, është në ballinën e revistës “Global Women”, ndërkohë ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive se si ajo e ka rritur sensacionin e skenës botërore, shqiptaren Rita Ora.

Megjithëkëtë, Rita në njërin nga profilet e saja në rrjetet sociale, derisa ka vendosur këtë fotografi, ajo të gjitha sukseset e arritura ia dedikon nënës së saj.

“Shumë njerëz thonë se nëna ime duhet të jetë krenare që më ka mua vajzë. Por, unë jam me fat dhe krenare që jam vajza e saj. Ajo është shoku im më i mirë, mbështetësja ime kryesore, heroi im.

Ajo është gjithçka për mua. Unë nuk do të isha sot këtu ku jam, sikur të mos ishte ajo në anën time… Ju jeni një grua e mrekullueshme”, ka shkruar Rita në gjuhën angleze, ndërkohë fjalët e fundit i ka ruajtur për t’ia shkruar në gjuhën shqipe. “Të dua tepër, mamë”!
(Indeksonline)

Nëna E Rita Orës, Në Ballinat E Revistave Botërore