>
BIOSHQIP

Rovena Stefa, Vjen E Nxehtë Në Videoklipin E Ri

03-05-2015
Këngëtarja Rovena Stefa ka publikuar së fundmi një video në rrjetet e saj sociale ku tregon se është në pregaditje të videoklipit të saj më të ri i cili vjen në duet me Tonin.

Kënga do të lansohet me 9 maj dhe videoklipi i kësaj kënge i cili po punohet nga MAX Production pritet të jetë shumë i nxehtë.

Këngëtarja në klip do të shfaqet me një styling nga Don Matoshi, e ndërsa është grimuar nga Sellma & Kaci.

Ndërkohë që këngëtarja pritet që shumë shpejt të ngre një padi kundrejt Gazetës Express, pasi ata publikuan një artikull ku thuhej se këngëtarja ka realizuar një belfie seksi, ndërkohë që reagimi i Rovit ishte krejt ndryshe.

Ja se çfarë ka deklaruar Rovena në facebook:

"Nuk e di se si ata kanë arritur të futen në skenat e mia të xhirimit, por me siguri që kjo duhet të jetë e lehtë derisa kanë mësuar të futen në krevatet e të tjerëve. Fyerjet dhe shpifjet e tyre do t’i sqarojë vetëm gjyqi" – ishte shkrimi që ka bërë Stefa në Facebook.
(B.A/Teksteshqip.Com)