TEKSTESHQIP

Rovena Stefa
Jam Ëmbëlsirë
Lyrics

Sonte ne do bëjmë mrekulli
Hajde shpirti im, vet mos rri
Mos prit të të lus e të të vij pas
Hajde zemër luj e mos më plas
Do t’i zbresim yjet nga ky qiell
Unë do të puth e ti më perkëdhel
Le të prehem, le të dehem unë
Oooo të dua shumë

Jam e mirë, ëmbëlsirë
Eja më provo
Plot sheqer e nektar
Më dashuro

Sonte mos më ik e mos më ler
Zemrën ta kam falë, ja ku më ke
Mos ki frikë ti shpirt nga kjo botë
Le të flasin, le të pëlcasin kot
Do t’i zbresim yjet nga ky qiell
Unë do të puth e ti më perkëdhel
Le të prehem, le të dehem unë
Oooo të dua shumë

Jam e mirë, ëmbëlsirë
Eja më provo
Plot sheqer e nektar
Më dashuro

DËRGOI: