>
BIOSHQIP

Rozana Radi: Shqiptarët Nuk Dijnë Të Gëzojnë

20-05-2015
Këngëtarja Rozana radi duket të ketë qenë shumë e entuziasmuar mbrëmë teksa ka ndjekur natën e parë gjysmëfinale të Eurovizionit. Elhaida Dani, këngëtarja shqiptare e cila me "I'm alive" arriti të kualifikohej në finale nuk i shpëtoi disa kritikave për performancën e saj. Në rrjetet sociale u komentua se fillimi i performancës nuk ishte i duhuri pasi kishte nisur me pak stonim e më pas kritikat u drejtuan edhe për tek vokalet përcjellëse. Por jo të gjithë kanë qenë dakord me këto komente, këngëtarja Rozana Radi mendon se Elhaida ka shkëlqyer, këtë gjë ajo na e ka treguar edhe me një postim të sajin në rrjetin social në Instagram. Rozana ka thënë se shqiuptarët nuk dijnë të gëzojnë, kjo pasi Elhaida shkoi në finale dhe vërshohet me komente negative nga shqiptarët, por që në fakt është një zë që e ka vlerësuar bota.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Rozana Radi: Shqiptarët Nuk Dijnë Të Gëzojnë