>
BIOSHQIP

Ja Si Duket Sabina Pas Lindjes

07-08-2015
Këngëtarja e hitit “E kam pas”, në bashkëpunim me Dafi Derti, Sabina Dani, është duke kaluar pushime të këndshme me familjen e saj. Ka kaluar kohë prej që Sabina, nuk është prezantuar me ndonjë projekt të sajin të ri.

E kjo me sa vërehet, për shkak që ka vendosur t’i kushtojë pak kohë vajzës dhe burrit, raporton Indeksonline.

Këngëtarja para pak kohë solli në jetë vajzën e saj të parë, Dahlin, e kjo gjë siç duket ka ndikuar pak në pamjen e Sabinës.



Ajo mbahet mend për linjat e saj perfekte të trupit. Por nga fotot e fundit të publikuara në rrjete sociale nga pushimet, këngëtarja duket se ka shtuar shumë peshë dhe ka ndryshuar pamje pas lindjes së vajzës.
(Indeksonline)

Ja Si Duket Sabina Pas Lindjes