>
BIOSHQIP

Sabina Dana: Xhelozia Mes Kolegëve Ka Arritur Kulmin

20-04-2013
Nuk ka nje dekade qe eshte bere pjese e tregut muzikor, por ne tre vite kengetarja Sabina Dana ka arritur te korre sukses me kenget e lancuara per publikun shqiptar. Deri tani karriera e saj numeron disa bashkepunime, nder to me kengetarin e njohur Ervin Bushati, Valton Krasniqi, Da Unik, etj., si dhe mjaft kenge solo, te cilat kane rezultuar shume te klikuara ne internet. “E kam pas”, “Motivi je ti”, “Te dua”, “Again deja vu”, “Fale zemren”, jane vetem disa nga titujt e kengeve qe ajo ka realizuar me shtepite diskografike me te njohura ne vend dhe qe transmetohen cdo dite ne kanalet televizive muzikore shqiptare. Eshte mjaft e kerkuar ne koncerte, brenda dhe jashte vendit, por nuk preferon te marre pjese ne Festivalet shqiptare. Cila eshte arsyeja? Cfare e pengon te jete pjese e ketyre evenimenteve? Xhelozia mes kolegeve, jeta private, si dhe projektin e radhes profesional ajo e zbulon per suplementin “Koha Tjeter”.



Sapo ke lajmeruar kengen e radhes me titull “Une, apo ti”, nje bashkepunim me Bery Nuta? Cfare te vecante do te kete kjo kenge, ndryshe nga te tjerat Sabina?

Ju premtoj se do te jete nje kenge dhe klip shume i arrire ne bashkepunim me rreperin Bery Nuta. E vecanta e kesaj kenge eshte fabula e saj. Nga fillimi deri ne fund do te zhvillohet nje gare ndermjet dy personave, domethene mes meje dhe Berit. E gjithe kjo ne kuptimin figurativ, sigurisht.

Mund te na zbulosh disa detaje te kenges, fabulen dhe ideja e kujt ishte ky bashkepunim?

Ideja e bashkepunimit ishte e Bery Nuta, pasi kemi rastisur bashke ne me shume se dy koncerte dhe ishte ai qe me ofroi bashkepunim. Keshtu, duke degjuar menyren e interpretimit, zerin dhe deshiren e mire, me pelqeu direkt dhe e mireprita kete bashkepunim. Kenga “Une, apo ti” do te jete nje produksion i Mariglen Bojes dhe kete here ju premtoj nje super hit.

Kenga e fundit qe keni lancuar titullohet “E kam pas”. Si ka qene pritshmeria e saj ne publik?

Publiku eshte ai qe ve noten me te mire per nje kengetar, keshtu qe 6.000.000 klikime per mua ne kater muaj nuk jane pak. Deri tani jam shume e kenaqur. Faleminderit shume te gjitheve, ne vecanti adhuruesit e muzikes sime.

Deri tani ju kemi pare ne disa bashkepunime, perfshi dhe disa me kengetarin e njohur Ervin Bushati. Mendoni se bashkepunimet jane me te klikuara-kerkuara, sesa kenget solo?

Mendoj se, ne momentin qe ke nje produksion te forte ne dore, qofte solo, qofte bashkepunim arrin te besh boom.

Koncertet. Jeni mjaft e kerkuar ne klube te ndryshme brenda dhe jashte vendit. A jane fitimprurese per kengetaret koncertet dhe a jeni e kenaqur ju me pagesat qe ju behen?

Deri dje nuk e shikoja muziken si dicka fitimprurese, por duke pare ecurine dhe sukseset e mia ne koncerte te ndryshme e them me plot goje qe PO. Jane fitimprurese. Po investove sic duhet dhe po bere hite qe mbesin ne mendjet e publikut do te vazhdosh te jesh e kerkuar nga fansat kudo. Pra te jemi realist, muzika dhe koncertet jane fitimprurese.

Cila rryme muzikore ju pelqen me shume dhe ajo qe ju preferoni te luani?

T’ju them te drejten une e dua muziken e bukur, por me se shumti adhuroj muziken “house”.

Sa vite keni qe kendoni Sabina dhe a eshte e trasheguar muzika tek ju?

Une kam tre vite ne tregun muzikor dhe per nje muaj pres te nxjerr albumin tim te pare, i cili do te permbaje dhjete kenge dhe dhjete klipe, gje qe ketu ne Shqiperi nuk eshte bere me pare. Muziken fatmiresisht e kam te trasheguar nga im ate dhe nga gjyshja.

Me ke do te donit te realizonit nje duet, kengetar i huaj, por edhe shqiptar?

Hmmm… nuk e di, pasi jeta ka shume te papritura, keshtu qe s’dua te flas para kohe. T’ia leme te ardhmes kete.

Raporti yt me koleget?

Korrekt, por jo shume e lidhur. Mes kolegesh mjafton nje “Si je?”, “si dukesh” dhe asgje me shume.

Ka xhelozi mes kolegesh Sabina dhe si e veren kete fenomen?

Xhelozia mes kolegeve, sidomos kohet e fundit ka arritur kulmin e saj.



Cfare mendon se te ben me te vecante se kengetaret e tjera shqiptare?

Kengetaret sikurse njerezit ne pergjithesi jane te ndryshem, por mua mendoj se me ben te vecante thjeshtesia. Eshte nje virtyt, i cili sipas meje sikurse talenti trashegohet.

Festivalet. Nuk ju kemi pare kurre te kendoni ne nje skene festivali. Pse?

(Qesh). Ne fakt kam harruar te prenotoj vendin per naten finale nje vit para.

Pra nuk do te merrni pjese kurre ne ndonje event muzikor?

Hmm… s’e besoj, por kurre mos thuaj kurre, keshtu qe s’i dihet. Jeta eshte plot surpriza.

Ka miq ne muzike Sabina?

Deri dje mendoja se kishte, por sot e them me plot goje dhe e bindur qe nuk ekzistojne mike te mira ne kete fushe. Ka vetem rivalitet.

Si jeni bere pjese e muzikes?

Fatmiresisht e kam te trasheguar nga familja, pasi dhe babai im eshte marre me kenge qe kur ka qene i ri ne moshe. Pasionet e Sabines, pervec muzikes?

Kam disa pasione, por me i preferuari mbetet ai i shopping-ut, por edhe te luaj murlan me letra (qesh).

Ku e shikoni veten pas disa vitesh profesionalisht?

Ne nje zyre noterie, duke ushtruar profesionin tim, qe thene hapur e dua shume.

Si eshte jeta e Sabines jashte muzike, me se merret dhe si e shpenzon kohen e lire?

Kohen e lire ia kushtoj familjes sime, pa te cilen nuk e imagjinoj veten, por nje pjese te more te kohes e kaloj edhe me shoqerine.

Jeta e nates, e frekuentoni dhe ambientet qe preferoni me shume?

Nuk e frekuentoj shume jeten e nates dhe nuk kam ambiente te preferuara te jem e sinqerte.

E pini cigaren, po alkoolin?

Jo cigaren nuk e pi, ndersa nga pijet alkoolike preferoj vetem birrat.

Aventura me e bukur, pse jo edhe e rrezikshme qe keni perjetuar?

Shshshshsh… keto jane sekrete, (qesh).

Pushimet me te bukura qe keni kaluar me shoqerine?

Kam perjetuar shume pushime te bukura, por nder to do te vecoja ato te Himares para dy vitesh. Jam argetuar me te vertete shume.

Shquheni per shije te vecante veshjeje. Zakonisht beni shopping jashte?

Une zakonisht bej shopping ne boutique qe mbajne veshje cilesore dhe qe jane ne trendin e kohes, por ka raste qe edhe stiloj vete.

Opinioni yt per veshjet skenike te kengetareve shqiptare?

Copy-paste te kengetareve te huaja. Cila kengetare shqiptare vishet me bukur sipas jush?

Jonida Maliqi dhe une normalisht Jeta private. Jeni e dashuruar?

No comment.

Cfare duhet te beje mashkulli yt qe te bini ne dashuri, cfare karakterìstike e ben ate te vecante per syte e tu?

Duhet te jete i thjeshte dhe te me respektoje. Keto cilesi mendoj se e bejne te vecante per syte e mi.



Vesi qe urreni me shume tek vetja?

Vazhdoj te blej rroba dhe pse nuk me ze me dollapi. Kam bindjen qe me eshte kthyer seriozisht ne ves dhe jam koshiente qe nuk eshte dicka e mire.

Cfare nuk duroni dot tek nje mashkull?

Hipokrizine.

Jeni xheloze ne raport sentimental?

Jo. Nuk kam arsye te ndjehem e tille, sepse nuk krijoj lidhje me nje person te luhatur. Pastaj kam besim ne vlerat e mia keshtu qe s’kam pse xhelozoj.

Projektet muzikore ne vazhdimesi?

Kam disa, por i radhes do te jete “Une, apo ti” njebashkepunimmeBeryNuta-n. Ndersa per sezonin e veres ju premtoj shume surpriza, te cilat do te bejne BOOM.
(Albina Gjergji)

Sabina Dana: Xhelozia Mes Kolegëve Ka Arritur Kulmin