TEKSTESHQIP

Sabri Fejzullahu
Të Fala Nga Prishtina
Lyrics

Këtu dhe dita fillon nga dashuria,
qyteti rritet në bukuri.
Këtu dhe jeta nxiton kah dituria,
e dielli sot lind me lakmi.

Verë në bozhure e verë në ne,
anembanë ushton jehona.
Yje të reja (të reja), lart mbi dhé (lart mbi dhé),
shend e verë (shend e verë) në zemrat tona.

Eja në pranverë,
tok e tok si gjithherë,
zemra-zemrës si përherë (si përherë),
besa-besë (besa-besë) si gjithherë.

DËRGOI: