>
BIOSHQIP
Biografia
AUTOBIOGRAFI:
Unë, Sahit Shala,kam lindur në fshatin Dubovik,të komunës së Decanit.
Shkollën fillore e kam kryer në vendlindje. Pastaj i kam vazhduar mësimët në "gjimnazin Vllezërit Frasheri"në Decan.
Pas mbarimit të shkollës së mesme, kam vazhduar mësimet në fakultetin e filologjisë pranë universitetit të Prishtinës për një vit, si student në degën e "gjuhës dhe letërsisë angleze".
Më vonë kam vazhduar edhe për tre vite të tjera, në degën e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
Në vitin 1989 kam emigruar për në Norvegji, bashkë me familjën time.
Pas ardhjës sime këtu në Norvegji, kam punuar si mësimdhenës në gjuhën shqipe,për dhjetë vite me radhë.
Në ndërkohë kam studiuar edhe për tre vite të tjera në drejtimin e pedagogjisë pranë (UIA-univeritetet i Agder)në Kristiansand.
Tani punoj si mësimdhenës në gjuhën norvegjeze.
Në vitin 2000 kam botuar përmbledhjën me titull "Lahuta E Kosovës"
Kurse në vitin 2015 përmbledhjen me titull: Zëri i Shtegtarit.
Në fillim te 2016 kam shkruar përmbledhjen me titull:Malli E Brenga.
Në vitin 2017 kam botuar vëllinin "Valët E Jetës""Kafazi I Hapur""Engjujt E Bardhë","Dy Pena me mendime te Arta"bashkë me profesor,Zymer Mehanin si dhe se fundi përmbledhjen "Dy Pena Shumë Mendime!Dhe po ne te njejtin vit pra 2017 vëllimin me titull "Me Një Fjalë"1.Ne mars te vitit 2018 doli nga shtypi romani im "Dashuri në kohë lufte".
Pra gjithsejt deri me tash kam të botuara dhjetë vëllime poetike dhe jam ne pune e sipër të vëllimit tim te dhjetë.
"Ruajtja e thesarit dhe kulturës se një kombi, është vlerë mbi vlerat"!
"Te shkruarit është një trokitje ne dyert e shoqerisë, per ti ngacmuar,apo zgjuar, sado pakë, ato"!
DËRGOI: