>
LETERSISHQIP

Akvarium

Kohë me parë sikur nuk dinim,
si te bëjmë, e çka me shumë?
Ne bashkësi jetonim jetën.
Porsi peshq n 'akuarium.

"Peshku i madh" sillej e mbështillej!
Pa përtese, bënte me gisht.
Edhe pse dikujt i "Villej"!
Zgjidhje tjetër thua se s'kishe?

Në familje bënim "ura",
kështu tradita, kështu kultura. '
"Ketë mirësi", shumë kush e vuante
"Dhembi tjetrit vetëm bluante"!

Ndërsa te tjerët në prapavijë,
"ngjanin shumë në shoqëri"!
Për çdo ditë te re qe vinte,
O sa shumë ai "bark "ju zinte?

Sa për t 'keq, e për çudi!
Prape kjo ndodh në shoqëri.
Njeri tjetrin e shfrytëzon.
E për këtë fare s'mendon.
"Fjalë e urtë do ishte "bekim"!
Mos me u marrë ma me "shfrytëzim".
"çka s'pëlqen me t 'ndodh për veti.
Mos ja beje ti, kurrë një tjetri!

"Me respekt për një qe s'ka!
S'ka si t 'bëji, e nga te mban!
Fjala është për "shtresën tjetër".
Qe jeton, me "avaz t 'vjetër.

Në "dhashë zoti" me i ardhë fundi.
"Mirë me u hap "Akuariumi"!
E çdo kush "me djersë te vetë!
Ka me i ndie jetës "Lezet"!