>
BIOSHQIP

Samanta Karavello Ndahet Nga I Dashuri

22-04-2012
Ai thjesht ishte i dashuri i saj dhe se nuk ishte ngatërruar ndonjëherë me punët e Samantës me muzikën. Tashmë dihet që janë ndarë, por për arsyet e ndarjes nuk kanë folur ende. Po cili është djali me të cilën Samanta pati gati 1 vit e gjysmë lidhje? I dashuri i saj u tha se merrej me biznes dhe quhet Kreshnik Kasneci.

Ai është dy vite më i madh se Samanta, dhe së bashku u panë bashkë për herë të parë në një qendër tregtare në Tiranë. Më vonë ata e konsoliduan lidhjen e tyre me udhëtime edhe jashtë Shqipërisë. Komentet në fillim ishin se i dashuri e shoqëronte këngëtaren thuajse në të gjitha angazhimet e saj profesionale, por më vonë këto komente u zëvendësuan me komente të tjera se ata frekuentoheshin më shumë në argëtimet e tyre në jetën e natës.

Menjëherë pas lidhjes me Nikun, Samanta u tjetërsua nga një vajzë e vogël dhe e brishtë, në një vajzë të rritur e seksi, e cila gjithnjë e më tepër eksperimenton me ngjyrën e flokëve, veshjet provokuese, e make-up-in heraherës të rëndë. Tashmë Samanta është në kërkim të sponsorëve për realizimin e klipit të saj më të ri.

Klipi i saj më i fundit titullohej "Larg", që i kushtohej një dashurie të dëshpëruar, pasi i dashuri vendos ta lërë Shqipërinë përgjithnjë. Për sa i përket lidhjes me Nikun, ajo edhe pse ishte çift gjithandej prezantohej si "single", për faktin se miq të tyre të afërt kanë treguar se këngëtarja nuk merrte shumë siguri nga djali.

Më shumë se një vit më parë u përfol se ishte hyrja në jetën e saj e një djali, që ajo të harronte look-un prej fëmije të padjallëzuar, për t'u shfaqur në skenë si "Femër fatale", në "Top Fest 7", por gjithmonë duke iu përmbajtur moshës që ka me veshjen.
(Panorama Plus)

Samanta Karavello Ndahet Nga I Dashuri