>
BIOSHQIP

Samanta Karavello Befason Me Videoklipin E Ri

28-07-2012
Në një intervistë të dhënë dy javë më parë në faqet e "Summer Time", Samanta Karavella pohoi se kënga e re e saj do të ishte vërtet ndryshe. Por, në fakt, ajo është befasia e kësaj vere. Një këngë ku gërshetohen ritmet pop dhe hip-hop, falë edhe bashkëpunimin me reperin Erion, nën muzikalitetin e Klajdi Bahitit dhe një super realizmi të klipit nga "Max Prodaction", Samanta ka sjellë një nga punët më profesionale të saj.

Ndër të tjera, performanca e saj, look-u ekstravagant, veshjet seksi, lëvizjet dhe kërcimet e bëjnë atë të ngjashme me artistët botërorë. Ka vetëm një ditë që kënga është prezantuar në rrjetin muzikor "Youtube" dhe ka marrë qindra pëlqime, ndërsa është një nga këngët më të klikuara të ditës së djeshme.
(Koha Jone)

Samanta Karavello Befason Me Videoklipin E Ri