>
BIOSHQIP

Samanta Karavello: Kuptova Që S'isha Gati Për Lidhje Serioze

29-07-2012
Sapo ka mbushur 22 vjeç dhe ka shprehur dobësi për sa i përket eksperiencës së saj të fundit në dashuri. Samanta Karavella, e cila sapo ka publikuar klipin më të ri në anglisht, me titull "All I need", ka gjetur rastin të shprehet edhe për jetën e saj private, pikërisht për lidhjen e saj të dashurisë që përfundoi në muajin prill. E ftuar në emision muzikor "Select" në Top Channel që drejtohej nga Marina Vjollca, në një intervistë të gjatë ku fliste për karrierën e saj muzikore, dhe klipin e ri, Samanta me rezerva është shprehur dhe për jetën private dhe si i ka punët me çështjet e zemrës.

"Jam single, dhe për momentin i dedikohem muzikës, pasi kam kuptuar që ende nuk jam e përgatitur për lidhje serioze", ka pohuar ajo. Duke u përpjekur t'u bëjë bisht pyetjeve të Marinës, nëse për momentin është e lidhur me ndonjë djalë, Samanta la të kuptohej se nga historia e fundit e dashurisë me Kreshnikun kishte mbetur e lënduar dhe me zemër të thyer, pasi nuk kishte qenë gati për të përballuar një lidhje intensive dhe serioze".

Gjithashtu në këtë program ajo gjeti rastin të shprehë zemërimin e saj për shtypin rozë, që sipas saj kohët e fundit kishin cenuar jetën e saj private, duke shkruar vazhdimisht për lidhjen e saj, që mori fund. Kështu, këngëtarja Samanta Karavella tashmë gëzon statusin "single". Edhe pse ajo asnjëherë nuk pranoi të fliste në media për lidhjen e saj të dashurisë me djalin nga Tirana, ajo dilte hapur me të në Tiranë. Lidhja e saj me Kreshnik Kasnecin pëfundoi në prill, pas një viti lidhjeje. Ai ishte dy vite më i madh se Samanta, dhe së bashku u panë për herë të parë në një qendër tregtare në Tiranë.

Më vonë ata e konsoliduan lidhjen e tyre me udhëtime edhe jashtë Shqipërisë. Ndërkohë që Samanta ka pohuar se ky moment i jetës së saj pas ndarjes është një moment i madh ndryshimi, duke lënë mënjanë natyrën e saj prej fëmije edhe në skenë. Në klipin e saj më të ri ajo shfaqet si një femër agresive, dhe që shkel çdo gjë dhe çdokënd pa mëshirë.
( PanoramaPlus)

Samanta Karavello: Kuptova Që S'isha Gati Për Lidhje Serioze