>
BIOSHQIP

Samanta Karavello: Tani Synoj Tregun E Huaj

03-02-2013
Fillimvit ndryshe për Samanta Karavellën, me një këngë dashurie që e prezanton për herë të parë në tregun e huaj. Kënga e saj e re me titullin “Fallen”, kompozuar nga kompozitori rumun Alandy, jep mesazhin “Dashuro gjithmonë!”. Bashkë me këngën, ajo ka realizuar dhe një set të ri fotografish, ku shfaqet krejtësisht ndryshe. Këngëtarja zbulon planet dhe sekretet e saj.

“Fallen” titullohet kënga jote e re që është hedhur në youtube. Për çfarë flitet në fabulën e saj?
“Fallen” është kënga ime e re e realizuar nga “DMB Production” dhe krijuar nga Alandy, një kompozitor rumun. Bashkëpunuam për një këngë që të më sillte krejtësisht ndryshe dhe ku të tregoheshin aftësitë e mia vokale.
Kemi dëgjuar versionin anglisht të këngës, është posaçërisht për tregun e huaj?
Kjo këngë është prezantimi im i parë në tregun e huaj dhe uroj të më sjellë sukses. Është realizuar në dy versione dhe shumë shpejt pritet të lançohet versioni extended, që do të luhet në club-et e kryeqytetit. Kënga ka nota optimiste dhe mesazhi që ajo përcjell është “Dashuro gjithmonë!”
Sa e pasqyruar është jeta jote në këngët e tua?
Çdo këngë e imja ka qenë një frymëzim i autorit. Jam munduar t’i përcjell në mënyrën më të mirë që njerëzit ta gjejnë veten në to. Jetën time private ende nuk e kam sjellë të kënduar.
Por çfarë mund të na thuash për jetën tënde private, je “single” apo po jeton një lidhje?
Jam single.
Nëse do të flisnim për preferencat që ke për djalin e zemrës, si do të dëshiroje të ishte për t’u cilësuar “i duhuri”?
Nuk më pëlqen të bëj përcaktime se çfarë duhet të ketë ose jo, mendoj që dashuria vjen natyrshëm dhe nuk ka kufizime.
Ndërkohe kanë bërë përshtypje disa foto të reja. Nga çfarë je frymëzuar për realizimin e tyre?
Seti im i fundit është realizuar për një kohë shumë të shkurtër, madje nuk është menduar gjatë për detaje. Ato thjesht erdhën natyrshëm dhe më e rëndësishmja është se unë u ndjeva vetvetja.
Tashmë që i ke kaluar 20 vitet, çfarë strategjish ke për imazhin tënd si këngëtare?
Kjo është një pjesë që nuk dua ta zbuloj. Sigurisht që do të vij në ndryshim për shkak të të qenët pjesë e ekranit, por gjithashtu është dhe një kënaqësi personale. Më pret një vit shumë impenjativ.
Shfaqesh në formë, ke një regjim ditor apo është çështje metabolizmi?
Fatmirësisht kam një metabolizëm të mirë, ushqehem me gjithçka pa frikë. Më pëlqen dhe merrem me aktivitet fizik, por momentalisht nga angazhimet e kam lënë pak pas dore.
(Panorama)

Samanta Karavello: Tani Synoj Tregun E Huaj